Nesër do të lexoni/ CIA dhe Kongresi Amerikan, 1974-1975

501
Dr. Bledar Kurti
Në një konferencë shtypi të datës 16 Shtator, 1974, presidenti Ford mbrojti me guxim aktivitetet e shërbimeve sekrete në një mënyrë të tillë që presidentët e mëparshëm nuk kishin guxuar ta bënin. Për herë të parë, Fordi pranoi ekzistencën e një Komiteti të Sigurisë Kombëtare, atëherë të njohur si “Komiteti i të dyzetëve”, i cili kishte rishikuar për më shumë se dy dekada programet e fshehta, para se ato t’i jepeshin presidentit për miratim. Fordi gjithashtu bëri të ditur që komitete të rëndësishme të Kongresit ishin informuar vazhdimisht për secilin program të fshehtë.
Asnjë qeveri nuk e kishte pranuar ndonjëherë që ishte duke kryer operacione të fshehta, aq më pak të përshkruante mënyrën se si i rishikonte ato. Pranimi publik nga Presidenti për operacionet e fshehta siguroi një vatër të re për sulme ndaj shërbimeve sekrete. Brezi i ri i Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatorëve ishin vazhdimisht dyshues për motivet e Ekzekutivit. Fraza “shkeljet e CIA-s”, maskonte kritikat e tyre për konceptin….
Për më tepër nesër në gazetën “Telegraf”….
Sigal