Nesër do të lexoni/ Burra “hijerëndë” që vrasin gra

601
Xhoi Jakaj, Pedagoge
Pse burrat vrasin gratë, a ndodh ky fenomen i shkaktuar nga një ndjenjë e fshehtë mistike e trashëguar në gjene e që vjen nga thellësia e shekujve ? A ndodh ky fenomen si cenim i ndjenjës së superioritetit të mashkullit? A ndodh kjo, sepse niveli ekonomik dhe pozicioni shoqëror i gruas vazhdon të jetë ende i varur dhe tepër i dobët përballë brutalitetit mashkullor? A luan një rol të drejtpërdrejtë familja, origjina nga ku lind mashkulli, rritet i aftë ose i pa aftë për të dashuruar gruan e tij? Të gjitha këto pyetje më mundonin dhe do përpiqem përmes këtij shkrimi t’u jap përgjigje. Të vrasësh një femër do të thotë të vrasësh vetë jetën. Se natyra e krijoi gruan të lindë e të rritë fëmijë. Gruaja është buzëqeshja e ëmbëlsia e dashurisë nga pema e së cilës lind dhe fryti i saj. Atëherë si ka mundësi që ky fryt të rritet dhe të bëhet vrastari i kësaj bukurie që i jep hijeshi dhe ëmbëlsi jetëve tona. Nga vjen ky mllef prej të çmenduri që ngre dorën e godet e vret si të jetë zot mbi të. Historia na ka treguar në breza, se nënat që rritën me qumësht gjiri pjellat e tyre në çfarëdo kohe e shekulli jetuan kokulura, të pandiera, të urta…..
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal