Nesër dilni me çadër nga shtëpia, rikthehen reshjet në të gjithë vendin

154
Ditën e nesërme në të gjitha qarqet e vendit priten reshje shiu e dëbore në disa zona. Sinoptikanët thonë se në Veri të territorit reshjet ato do të jenë mesatare, ndërsa qarku i Shkodrës do të jetë më problematiku, pasi reshjet e shiut priten të jenë intensive. Në jug do të ketë reshje mesatare në Vlorë e Gjirokastër.
Temperaturat do të jenë të ulta dhe do të variojnë në bregdet nga 6 °C deri në 14 °C, në vendet e ulëta: 6 °C-14 °C dhe në vendet malore: 1 °C – 7 °C.
Era nesër do jetë e lehtë ndërsa në bregdet do të forcohet dhe do të arrijë deri në 40km/orë, duke shkaktuar edhe dallgëzime por pa problem për lundrimin.