Nesër dhe pasnesër ndërprerje e energjisë elektrike në Tiranë. Ja zonat pa drita

578
Sigal

Nesër dhe pasnesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.

Arsyeja, bën me dije OSHEE, është për shkak të rikonstruksionit të parashikuar në disa kabina në datat 10-11 korrik.

Zonat ku do të stakohet energjia:

10 korrik

ora 09:00-15:00 – rruga “Sami Frashëri” pjesërisht, pranë Bulevardit “Gjergj Fishta”.

9.00-13.00 – rruga “Frano Bardhi”, rruga “Irfan Tomini”, rruga “Hamdi Pepa”

9:30- 15:00 – Rruga e Dibrës, rruga “Thanas Ziko”

09:00-16:00 – rruga “Mati Logoreci”, rruga “Gjergj Legisi”, rruga “Myslym Keta”

11 korrik

01:00-05:00 – rruga “Jeronim De Rada” pjesërisht, tek Gjykata e Apelit.

09:00-15:00  – rruga “Hoxha Tahsim”, rruga “Mihal Duri”, rruga “Skënderbej”, afër Bllokut te Ambasadave

09:30-15:00 – rruga “Jordan Misja”

09:00-13:00  – rruga “Muhamet Deliu”, tek zona e Freskut, rruga “Preng Bibe Doda”,

13:00-15:00 – rruga “Bardhyl” pjesërisht

09:00-16:00 – rruga “Pandi Dardha”, rruga “Gjergji Legisi”.