Nëse keni lëkurë të yndyrshme duhet të përdorni patjetër këtë produkt natyral

595
Ndonëse në dimër nuk është e zakonshme një lëkurë e yndyrshme, pasi ajri i acartë e than atë, ndodh që dhe në këtë stinë të ftohtë lëkura juaj të mbi-prodhojë yndyrë. Nëse kjo gjë është shqetësuese për ju atëherë duhet të dini se domatja është aleati i lëkurave të yndyrshme.
E pasur me likopene, domatja, një antioksidant natyral, ruan lëkurën nga plakja dhe nga radikalet e lira. Përbërësit e saj gjenden gjithashtu në disa preparate që përgatisin lëkurën për ekspozimin në diell.
Me jo më pak rëndësi është përdorimi i saj për aftësitë purifikuese dhe riekuilibruese. Plot me acide frutorë, ajo eliminon qelizat e vdekura dhe pikat e zeza në lëkurë.
Receta e shtëpisë:
Përziejmë në mikser një domate të pastruar dhe puresë i shtojmë 4 lugë gjelle miell dhe 2 lugë kafe vaj ulliri. Aplikojmë përzierjen mbi fytyrë dhe e lëmë në qetësi për 15 minuta. E shpëlajmë fytyrën dhe hidratojmë atë si zakonisht.

Sigal