Nëse i dashuri yt bën një nga këto 13 gjëra, është ‘i çmendur’ pas teje

695
Sigal

Ka disa sinjale që të bëjnë të kuptosh, pa pikë dyshimi, kur një burrë dhe një grua pëlqehen. Si ta kuptojmë që një burrë është i interesuar për ne?

Në këtë artikull, ju rrëfejmë një sërë të dhënash të dobishme për të kuptuar nëse një burrë është vërtet i dashuruar me ju. Mesazhe të vogla, që në të vërtetë mund të fshehin një domethënie të madhe. Ja për çfarë bëhet fjalë:

1- Të dërgon mesazhe surprizë

Një djalë që të shkruan atëherë kur ti nuk e pret, pa dyshim është ‘i çmendur pas teje’. Kjo është mënyra e tij për të thënë që i mungon dhe mendon për ty, me anë të një mesazhi të thjeshtë, pa qenë shumë insistues.

2- Duket si shkëmb, por është shumë i ëmbël kur jeni bashkë

Nëse është serioz me të tjerët, por shpreh një anë shumë të butë  me ty, është tejet i joshur prej teje!

3- Kalon kohën e tij të lirë me ty

Ka një ndryshim të madh mes një burri që do të kalojë kohën e lirë me ty dhe një burri që të fton të dilni vetëmm nëse ka kohë.

Nëse djali që të pëlqen është një ndër ata që përshkruam të parët, është tërësisht i dhënë pas teje.

4- Ngre’ vetullat kur i flet

Gjatë kohës që bisedoni ai ngre vetullat? Kjo ndodh sepse po i kushton vëmendje asaj që i thua.

Është një sinjal që tregon se ka interes për atë që ti i thua sepse…i pëlqen!

5- Anon kokën dhe trupin nga ty gjatë kohës që bisedoni

Nëse bën një gjë të tillë, atëherë do të thotë që ti i intereson dhe nuk do të humbë asnjë nga gjërat që i thua.

6- Është bujar me ushqimin

Lë kafshatën e fundit të ushqimit tënd të preferuar? Atëherë është i çmendur pas teje.

7- Buzëqesh gjatë një puthjeje

Ky gjest është një e dhënë e qartë që ai do shumë të të puthë dhe se është i dashuruar. Nëse një djalë, buzëqesh gjatë puthjes, kjo do të thotë që ka rënë në dashuri me ty.

8- Krijon fërkime të vogla e të qëllimshme

Fërkimet e qëllimshme tregojnë nevojën që ai ka për të qenë me ty dhe për të përforcuar lidhjen që keni. Po të komunikon se të do!

9- Flet për familjen dhe miqtë e tij me ty

Nëse ai flet me ty për familjen dhe miqtë e tij, do të thotë që kërkon të të fusë në rrethin e tij social dhe të njerëzve të dashur. Tregon se do të përforcojë lidhjen që keni.

10- Bën gjëra që të bëjnë të lumtur

Nëse po përpiqet të të bëjë të lumtur në të gjitha mënyrat e mundshme, do të thotë se ai po bie në dashuri me ty.

11- Ka vështrim të ëmbël dhe të fiksuar tek ty

Nuk ka rëndësi nëse nuk është dita jote më e mirë, apo nuk je rregulluar ashtu siç duhet. Nëse i pëlqen, të vështron gjithnjë me ëmbëlsi dhe ndonjëherë fikson vështrimin e tij mbi ty për disa sekonda radhazi.

12- Kujton datat e rëndësishme

Nëse ai djalë kujton ditën e parë që jeni takuar dhe si ishe veshur, tregon që të do dhe është ‘i çmendur’ pas teje.

13- Të vështron në sy kur bëni dashuri

Kur një burrë është tërësisht i dashuruar me ty, kontakti i syve kur bëni dashuri është më intensiv. Kjo është një mënyrë për të shprehur dashurinë e tij për ty. Të bën të ndjesh se është më afër me ty.