Nëpër Mesaplik

2145
Gëzim Llojdia*

-Krahina e Labërisë aktualisht sot është pasqyrë e një qeverisje 25 vjeçare pa asnjë investim kryesor në përmirësim e jetës së banorëve. 
-E harruara ti, Labëria jonë, e nëpërkëmbura ti, hallemadhja jonë, e harruara ti toka jonë nga pushtetarët e kohës post-demokraci! 
Krahina e Mesaplikut shtrihet në pjesën jugore të Smokthinës. Kërkova për të ekspozuar këtë zonë përtej lumit të Kuçit, aktualisht me ndarjen e re administrative, kufizohet me Vërmikun, fshatin që sipër ka vetëm një grusht qiell, Bolenën, Vranishtin, Tërbaçin, Bratin. Kodrat e kësaj zone, që mendohet se formohen nga formacione shkëmbore kanë vetëm një majë të lartë atë, që vendasit e kanë quajtur Smokthinec. Ndërsa Çipin është vetëm 1599 m. Ka një numër të madh monumentet të trashëgimisë kulturore, kryesisht materiale që përbëjnë gjurmë dhe dëshmi reale për vendbanime të hershme në këtë trevë. Nga monumentet e kulturës që kanë sjellë të dhënat historike më të përmendur janë: Qyteza antike Cerja, Ura e Bogdanit, Mozaiku i Kaccorit dhe Mozaiku i Mesaplikut. Zona e Mesaplikut historikisht ka qenë një territor me karakter të theksuar bujqësor, thotë Ark M. Karrocieri. Në 20 vitet e fundit me lëvizjet e mëdha të popullsisë në drejtim te qyteteve kjo zone ka humbur një pjesë të mirë të fuqisë punëtore me një impakt të fortë mbi prodhimin. Aktualisht kjo zone është e shfrytëzuar shume më pak se kapaciteti historik i saj. Ne pamjen përbri, me te kuqe, janë shënuar tokat e kultivueshme dhe me jeshile kanalizimi për vaditjen e këtij territori. Toka të punueshme janë rreth 500 ha dhe për vaditjen e tyre ekzistojnë 13.000 m kanale të cilët aktualisht paraqiten me dëmtime. Konsolidimi hidro-gjeologjik i territorit në zonat me rrezikshmëri. Riparimi dhe ripropozimi i rrjetit hidrik vaditës. Lidhja me aksin rrugor Vlorë – Kuç (në zhvillim). Krijimin e infrastrukturës së nevojshme për krijimin e zinxhirit të prodhimit bujqësor. Trajnimi profesional dhe krijimi i infrastrukturës profesionale për agro-biznesin dhe turizmin. Konsolidimi hidro-gjeologjik dhe rikthimi në siguri i territorit nga 6 muaj e parë – 2 vitet e para. Riparimi dhe riprojektimi i rrjeteve vaditëse nga 6 muaj e parë – 2 vitet e para . 

Krijimi i infrastrukturës bujqësore dhe turistike pritëse. 
Çfarë pasurie arkeologjike ka kjo zonë, e cila do të urbanizohet? Fshati Mesaplik gjendet në një luginë. Kodra e lartë e këtij fshati është Smokthinec. Ka të dhëna që ilirët e kësaj zone kanë pasur këtu shtrirjen nga Cerja, përgjatë ultësirës të lumit të Smokthinës. Gjenden krahas toponimeve mbi 15 objekte kulti, thotë D. M në një botim të viteve 2005. Cerja. 

• Cerja është një ndër qytezat antike e lumit të Vlorës. Bënte pjesë në konionin Amantia. Cerja – Qyteti fortesë në Shushicë. 

• Smokthina, pjesë Qendrore e Labërisë, në të majtë të lumit Shushicë, një ultësirë me rreth 500 m mbi nivelin e detit, përbërës i Krahinës së Mesaplikut, flet për një histori dhe popullsi autoktone. Që nga prehistoria dëshmohet se Smokthina ka qenë e banuar prej fiseve pellazgë-ilirë-epirotë të Kaonisë. Të gjitha këto vërtetojnë se kjo trevë, si gjithë Labëria ka qenë e banuar nga fise ilire të Kaonisë, kur këtu zotër ishin Amantët, Mesapët etj. Sjellim për kujtesë: Vendbanimin e fortifikuar të kalasë Qytezë të Cerjes, që në lidhje me dhjetëra qendra të tjera të Lumit të Vlorës përbëjnë të tërën e një zone tepër të populluar qysh nga lashtësia e hershme. Të parët, që vijnë prej fiseve ilire, shtrihen që nga Cerja, përgjatë Ultësirës së Lumit të Smokthinës, rrëzë kodrave në Mesaplik e deri në Gërmadha. E vërtetojnë këtë si fakt të pamohueshëm ekzistenca e 15 objekteve të kultit së bashku me dhjetëra gjetje, si: Mozaikët e Mesaplikut e të Kaçorrit, toponimet e shumta flasin shkoqur se vendbanimi i hershëm i Smokthinjotëve ka qenë pikërisht kjo trevë. Si qendër e rëndësishme e vendbanimit të hershëm ilir, është Kalaja Qytezë e Cerjes. E vendosur në majën e një kodre piramidale me bazë katërkëndëshe. Edhe sot dallohen muret rrethues me blloqe gëlqerorë, ndërtuar në shek. III para erës sonë. Gurët e shumtë të dimensioneve 70 x 100 cm janë të skalitur me mjeshtëri. Brenda saj gjatë kohërave janë gjetur objekte enësh metalike, si: thika të periudhës së bronzit, fibula, kapëse, figura njerëzish etj. Në anën jugore të kalasë, në një lartësi 300 m, komunikohet me Urën e Bogdanit, mbeturinat e së cilës ndodhen rrëzë Kodrës së Cerjes, buzë lumit Shushicë që shërbente për të lidhur Amantien me Kaoninë. Po aty ndodhen edhe mbeturinat e një kishe që sot thirret Kisha e Cerjes. Cerja ka qenë një vendbanim me një kulturë qytetare. Kalaja dhe vetë ura ka ekzistuar deri në pushtimin romak dhe siguronte lidhjen dhe mbrojtjen e rrugës së Amantia-Horë dhe Kaninë-Olympia-Cerje-Horë. U shkatërruan nga ekspedita e legjioneve romake të komanduara nga Pal Emili, që sipas kronikanëve të kohës, kaloi lumin Shushicë në vendin e quajtur Vau i Palit. Nënvizojmë se, në pjesën e parë të shek. II para erës Iliria ra nën sundimin e egër të pushtimit romak. Ata kryen kundër fiseve ilire të Shqipërisë së Jugut barbarizma çnjerëzore, dogjën dhe shkatërruan qytete dhe qendra vendbanimi, përfshirë dhe kalanë e Cerjes. Kjo periudhë, afërsisht viti 167 para erës sonë karakterizohej nga një rënie e thellë ekonomike e morale. Duhet përmendur gjithashtu se në vendin e quajtur “Gërmadha”, buzë lumit të Smokthinës, përfund fshatrave Matogjin e Bashaj, ndodhet një vend me emërtim “Pazari i Goricës”, ku gjenden shenjat e një qytetërimi të lashtë, si p. sh. gurë mermeri, 1 m i lartë, të punuar për kolona, si dhe tulla me përmasa 60 x 80 cm, furra të vjetra për pjekje tullash, poçeri etj. Vetë emri “Gërmadha” që është një fjalë shqipe, si dhe emrat toponim: Hunda e Shënmillit, Dede, Gjini, Brahimi, Sheshi i Qishës, Varrezat e Kaurëve etj, flasin për gjurmë të lashtësisë. Ajo që ka rëndësi është se në vendet me emrat e Kalasë së Cerjes, Maricës dhe Guri i Prerë i Mesaplikut dhe në vende të tjera si të Urës së Bogdanit ekzistojnë gurë të mëdhenj mbi 1 ton dhe të gdhendur në formë katrore e rombi. Këto janë të njëjta me gurët e mureve të kalave të tjera, si: të Sopotit, Butrintit, Himarës dhe Kaonisë. Ato dëshmojnë se u ngritën nga një popullsi autoktone me kulturë të zhvilluar ndërtimore. Është i rëndësishëm fakti i gjetjeve arkeologjike të cilët paraqesin nivel të lartë të zhvillimit qytetar e kulturor për këtë zonë që dëshmohet edhe tek mozaikët e gjetur: 

• Mozaiku i parë u zbulua në vitin 1964, tek vendi i quajtur Kisha e Kacorrit, pranë burimit me të njëjtin emër, buzë lumit apo Përroit të Smokthinës. Në një sipërfaqe pothuaj 80 m katrore. Ky mozaik u shkatërrua gjatë punimeve bujqësore. Pushtimet e shumta të të huajve i kanë rrënuar këto kultura. Mbeturinat nëntokësore të tyre të çojnë në mendimin, se në këto treva jeta ka vazhduar në rrjedhën e saj. Dëshmi e kësaj hershmërie dhe vazhdimësie është lagjja “Parikë” dhe qyteza e Boderit. Lidhur me periudhën që analizojmë Parika dhe qyteza e Boderit, kjo e dyta njihet si një kala e rrënuar që ndodhet në bregun e majtë të lumit të Smokthinës, vëmë re se aty shfaqen mbeturinat e një fortifikimi mesjetar që është vazhdimi i jetës ilire-arbëreshe dhe që shërben ndofta në mbrojtje të parisë së familjes së fundit të Parikajve. 

• Mozaiku i Kaçorit. Burimi i parë për ekzistencën e këtij mozaiku e ka bërë D. M në një botim për zonën reth 5 vjet më parë. Flet shkurt vetëm duke përmendur të dhënat që janë dëgjuar ose të njohura nga vendasit. Datohet se është zbuluar në vitin 1964. Nuk ka pasur zbulim arkeologjik. Nuk ka pasur ekip arkeologësh. Është fiksuar tek kisha e Kacorit. 

1. Si burim i parë. Edhe i dyti në enciklopedinë e fshatit përmend të njëjtën të dhënë, zbuluar pranë burimit me të njëjtin emër. Vendi ndodhet buzë lumit, tokë e sheshtë. Ara bujqësore kishte një sipërfaqe prej 80 m2. Burimi i dytë I. Jahaj mësues në atë fshatë shprehet se ky mozaik u prish gjatë punimeve me traktor të arës me sip prej 80 m. 

2. Edhe burimi i dytë shprehet në të njëjtin linjë. Burimi dytë sjell dëshmi origjinale. Në një gur të këtij mozaiku ka të gdhendur dy figura dielli, që në të vërtetë mund të duken edhe si dy planetë me formën që paraqiten këto figura. Figura e parë që është identike edhe tek e figura e dytë, paraqet një rreth të plotë, pas tij vjen sërish rrethi i dytë brenda të parit, i treti dhe në fund, rrethi më i vogël sa grushti. Kjo figurë e gdhendur në këtë gur është dëshmia e vetme krahas deponimeve të tjera që kanë bërë gojarisht banorët e zonës, kur u prish me traktor, mozaiku gjatë punimeve për mbjelljet. 

Mozaiku i Kaçorit. Ndodhej nën anën veriore të Cerjes, pranë lumit të Smokthinës. Aty ka pasur një ndërtesë publike, banjo. Mozaiku u zbulua gjatë punimeve me traktor të arës në vitin 1964 Kishte një sipërfaqe të mbuluar me gurë shumëngjyrësh si ai i Mesaplikut. Gjithashtu në atë vend janë gjetur gurë e shtylla mermeri që prej studiuesve mendohet se ka qenë pjesë e një ndërtese publike e shekullit III-IV të epokë sonë. Janë gjetur aty edhe figura trupash femrërorë. Mozaiku u prish gjatë punimevedhe sigurisht që kjo është edhe humbja më e madhe. Sipas studiuesit D. Komata: “Kisha paleokristiane e Mesaplikut, duket të jetë ndërtuar në kohën kur pushtimet nga lindja dhe perëndimi shkaktuan një rënie të re ekonomike-shoqërore kulturore në këto treva, prandaj kaonët si të gjitha provincat romake të lindjes dhe perëndimit pranuan të përqafonin fenë e krishterë duke menduar aty shpresën e shpëtimit. Kështu lindën faltoret e para të ritit të krishterë që më vonë i kthyen në peshkopate dhe, sipas autorëve, këto kanë të ngjarë të vareshin nga Bazilika e Mesaplikut. I. Jahaj mësues dhe studiues nga ky fshat ka shkruar: “Mozaiku i dytë u gjet në vitin 1979 në vendin e quajtur, kisha e Murre, në qendër të fshatit Mesaplik. Ai është një bazilikë e artit paleokristian. Figura si të këtij mozaiku janë gjetur edhe te kodra e Vreshtës, pranë Hanajve. Po ashtu rreth kodrës së Smokthinës ka rreth 8-9 emërtime vendesh e majë kodrash me emrat e kishave. Në këto vende janë gjetur relike, forma tjegullash, enë balte, pllaka mermeri, qypa. Shpërndarja e këtyre monumenteve dhe gjetjeve nga qyteza e fortifikuar Cerje është 3 km larg nga 2 mozaikët, që ndodhen 2 km larg njëri-tjetrit dhe i një vargu emërtimesh: Kisha, tregojnë dendësi popullsish. E theksojmë përsëri se një zonë që paraqet shumë interes studimi është ajo e territorit të fshatit Mesaplik, përreth kodrës së lartë të Smokthinecit. Rrëzë saj janë zbuluar dy mozaikë të rrallë që përbëjnë dy monumente të kulturës. Mozaiku u parë u gjet tek vendi i quajtur kisha e Kaçorit në vitin 1964 në breg të lumit të Smokthinës, por nuk u ruajt u prish gjatë punimeve me traktor të ngastrës. Kalaja e fortifikuar e Cerjes. Është ngritur në shekullin e 3 pes. Ndodhet 2. 5 km larg nga fshati Mesaplik. Ajo është ndërtuar në një kodër ku bashkohet lumi Smokthinës me Shushicën. Midis saj dhe fshatit Brataj mbi Shushicë ngrihet ura e Bratit. Pjerrësitë juglindore të kodrës janë të pakalueshme. Po kështu edhe tre anët e saj me përjashtim të anës perëndimore ku ishte hyrja e saj. Në sipërfaqen prej 2 km të saj ka pasur ndërtesa banimi dhe dy objekte kulti Kalaja kishte 5 kulla nga ana lindore. Çdo gur është një bllok me përmasa 1. 80-1.90 të sjellë nga masivet natyrore që gjenden aty pranë. Nga ana lindore e saj rreth 300m gjenden mbeturinat e urës së lashtë të Bogdanit.

*Autori ka drejtuar parqet arkeologjike të Vlorës
Sigal