Nënshkruhet protokolli i anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, Presidenti Meta mesazh urimi

489
Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar pak më parë Maqedoninë e Veriut për nënshkrimin e protokollit për anëtarësimin në NATO.

Presidenti Meta ka përcjellë urimet e tij, teksa ka shtuar se një veprim i tillë nxit përparimin e mëtejshëm të vendit, rrit sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe forcon Aleancën e vlerave të përbashkëta Trans-Atlantike.

Ja postimi i plotë i Presidentit Meta:

Shqipëria?? dhe 28 aleatët nënshkruan sot protokollin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut?? në #NATO!
Urime udhëheqësve politikë vizionarë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për këtë arritje të merituar, që nxit përparimin e mëtejshëm të vendit, rrit sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe forcon Aleancën e vlerave të përbashkëta Trans-Atlantike.
Vendimi i duhur në kohën e duhur!???