“Nënmadhja” Haka e zyrës juridike të MJ, me biznes avokatie, me “CV” false e pasuri të pa deklaruar

362
Ndërsa drejtësia shqiptare e të gjithë shkallëve, rezulton me vendime të formës së prerë se e ka “personazh” në dosje krimi ekonomik-financiar e ndërshtetëror, që ka lidhje me një person të rrezikshëm të botës së krimit e kërkimit ndërkombëtar të dënuar në Shqipëri me burg e gjobë për krim ekonomik-financiar, falsifikim dokumentacioni, falsifikim të drejte përdorimi të Flamurit Shqiptar dhe me letra përfaqësimi shtetëror shqiptar, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati vazhdon ta ketë, ta trajtoj, ta vlerësoj e ta “përkëdhel” si drejtoren më të preferuar e të privilegjuar të ministrisë. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, paçka se ka në tavolinë “dosjen e zezë” të faktuar tashmë, të bashkëpunimit dhe mbrojtjes së krimit me emrin “Etleva Haka”, për “çudi” edhe vitin 2016 e ka nisur duke mbajtur në krye të zyrës juridike zonjën Etleva Halil (Hill) Haka. Gazeta “Telegraf”, referuar raportit të KLSH, dosjes hetimore të krimit ekonomik-financiar e të prokurorisë dhe dosjes përfundimtare të Gjykatës së Lartë, asaj të Faktit e të Apelit, denoncoi faktin, që Drejtorja Juridike dhe e Shërbimeve në Ministrinë e Jashtme, graduar në këtë detyrë për “merita klienteliste” deri edhe me “CV” e dosje false, përbën rastin më flagrant të emërimit në detyrën e lartë “drejtore drejtorie” në ministri dhe për më tepër, graduar drejtore e zyrës së drejtësisë në kupolën e diplomacisë shqiptare! Se çfarë interesash e ngërçesh e pengojnë ministrin Bushati të largojë nga detyra këtë zyrtare të lartë të zhtyr në abuzime me detyrën e me profil “kliente e drejtësisë”, kjo i përket ministrit Bushati ta shpjegoj publikisht, mbasi flitet se kjo drejtore e ka “prangosur” ministrin me disa “zullume” të bëra së bashku me “ato punët financiare e juridike” deri në ambasadat e konsullatat shqiptare jashtë vendit, nëpërmjet të cilave “profesorja poliedrike” e 7 diplomave e masterave kombëtar e ndërkombëtar Etleva Halil (Hill) Haka është fuqizuar aq shumë, sa ministri Bushati nuk ka as guximin të “shtrembëroj buzët” përpara veprimeve të saj në vazhdim, veprime që kanë lidhje të plotë me abuzimet në zbatimin e ligjit, me aferat me pasaportat, me tenderimet, me fondacionet, donacione, kurse diplomacie, shkollime fëmijësh “nxënës ekselentë”, financime shoqatash diplomatike-financiare, me interpretimet ligjore në vendimet që merren në kupolën e ministrisë e deri me fuqinë e plotë të “nënëmadhes” së zyrës juridike Etleva Halil (Hill) Haka në lidhje me emërime e shkarkime punonjësish, pa harruar privilegjet familjare e personale që ajo siguron prej fuqisë që ka edhe mbi ministrin Bushati. Një kujtesë për drejtësinë dhe ministrin Bushati: Lexoni dosjen e Gjykatës së Lartë dhe veproni urgjent për dekriminalizimin e diplomacisë shqiptare. Në këtë dosje, keni personazh Drejtoren Juridike të Ministrisë së Jashtme, zonjën Etleva Halil (Hill) Haka, të cilën, paçka se ju keni dosjen konkret të drejtësisë, nuk e largoni nga detyra dhe nga ministria. Konkretisht ju kujtojmë zoti ministër këtë fakt: personi që ju keni në krye të zyrës jurdike në ministrinë e Jshtme, shtetasja italo-shqiptare-kineze Etlvea Halil (Hill) Haka, rezulton se së bashku me kolegen e sja Y.L, ka “qepur” letrat e një krimi ekonomik-financiar e shtetëror dhe që me këto letra krimi, ka mundësuar largimin e ish bosit të saj të dënuar për krim ekonomik-financiar, personit në kërkim ndërkombëtar me Nr. 741, mafiozit Nicholas Lazaro Leolopulos (Leopoulos), konfirmuar ky fakt tashmë edhe prej hetimit dhe vendimit të Gjykatës së Lartë me Nr.53201-01133-00-2010 i Regj. Themeltar dhe me Nr.00-2013-882 i Vendimit (39), shpallur në seancën gjyqësore, të datës 06. 02. 2013. 
Drejtorja juridike e Ministrisë së Jashtme Etleva Haka, me biznes avokatie aktiv
Ka një ligj në fuqi në Shqipëri, i cili përcakton konfliktin e interesave në kryerjen e funksioneve shtetërore, në raport me interesat private. sipas ligjit, një zyrtari të lartë të shtetit shqiptar, i ndalohet kaetegorosikisht që të emëroeht në një detyrë shtetërore, ndërkohë ushtron edhe një ktvitet biznesi privat brenda nllojit të funksionit që kryen në administratën shtetërore. Në rastin konkret, drejtorja jurdike e Ministrisë së Jashtme Etleva Halili (Hill)Haka, paralelisht me detyrën si drejtore juridike, ushtron edhe aktivitetin e saj privat me biznes zyre avokatie, të cilën deri dje e ka me statusin “Aktiv”. Këtë e ndalon Ligji Nr. 9367, datë 7. 4. 2005 “PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË USHTRIMIN E FUNKSIONEVE PUBLIKE”, i ndryshuar me Ligjin Nr. 9475, dt. 9. 2. 2006 dhe me Ligjin Nr. 9529, dt.11. 5. 2006, me Ligjin nr. 86/2012, datë 18. 09. 2012 dhe me Ligjin Nr. 44/2014 datë 24.4.2014. në Nenin Nr. 3 të këtij ligji, përcaktohet kështu: “Konflikt i interesit” është gjendja e konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesave privatë të një zyrtari, në të cilën ai ka interesa privatë, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, që ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të tij publike. A duhet të jetë Drejtore Juridike, ose thjeshtë juriste në ministri, apo në çdo institucion tjetër shtetëror Etleva Haka, ndërkohë që ajo ushtron edhe biznes privat me zyrë avokatie, madje edhe që e përdor si zyrë për trajtesat juridike (konsulenca, trajnime, gjyqe, ndërmjetësime, prokurime të firmave me të cilat operon kjo ministri në tenderë) dhe shumë procedura jurdike që zhvillon kjo ministri, ose më saktë zyra juridike të cilën e drejton kjo zyrtare?! 
————————————–
A është reale “CV” e drejtores Etleva haka, futur në dosjen me të cilën është punësuar në ministriën e Jashtme?
Drejtorja Juridike e Ministrisë së jashtme Etleva Haka, e bija e Halilit dhe e Savës, e datëlindjes 19 qershor 1971, e lindur në Lushnje dhe banuese në Tiranë, Rruga ”Todi Shkurti”, Nr. 89, rezulton e punësuar në Ministrinë e Jashtme me detyrë Drejtore Juridike dhe e Shërbimeve. Thuhet dhe ka prova shkresore nëpër institucioent arsimore shqiptare, se ajo është punësuar në këtë ministri dhe është emëruar në këtë detyrë, me dosje me diploma të sajuara. Sipas “CV” që ka deklaruar personalisht e zyrtarisht në dosjen e emërimit në detyrën e lartë “Drejtore e Drejtorisë së Shërbimeve dhe Çështjeve Juridike në Ministrinë e Jashtme”, zonja Haka deklaron, se ka këtë arsimim: Diplomuar në Fakulteti i Shkencave të Natyrës-Dega Matematikë, Universiteti i Tiranës, diplomuar në Fakulteti Juridik-Universiteti i Tiranës, kryer Master në Administrim Biznes-Universiteti “Belford”. Këto diploma përbëjnë një pistë hetimi prej drejtësisë dhe Ministrisë së Jashtëme e prej kupolës qeveritare, mbasi ka të dhëna se janë false. 
——————————-
Ministri Bushati, të zbardh e çoj përpara drejtësisë skandalin “Haka”
Gazeta “Telegraf”, kërkon që shteti, shqiptar, tashmë i pajisur edhe me ligj për dekriminalizimin e institucioneve, konkretisht Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, të bëjë urgjent “pastrimin” e zyrave të Ministrisë së Jashtme nga njerëzit e lidhur me abuzimin dhe me individë të botës së krimit, të janë ende në kërkim ndërkombëtar, si të dënuar jo nga drejtësia ndërkombëtare, por nga drejtësia shqiptare. Sot po i kërkojmë përsëri drejtësisë shqiptare, shtetit shqiptar dhe ministrit Bushati, të reagojnë e veprojnë konformë ligjit dhe statusit të nëpunësit civil dhe të statusit të diplomatit, të mos lejojë më tej, që Etleva Haka, bashkëpunëtorja e afërt e një personi në kërkim ndërkombëtar si i dënuar me burg, të jetë në krye të Drejtorisë Juridike dhe shërbimeve në ministrinë që përfaqëson dhe bënë diplomacinë shqiptare në botë. 
—————————————
Ja disa fakte nga dosja “Haka”, të cilat do të zbardh gazeta “Telegraf
1. Cilin shtetar të sotëm të lartë në një ministri, ka përdorur Etleva Haka si avokat mbrojtës për të shpëtuar nga dosja hetimore e ish-bosit të saj të dënuar e në kërkim ndërkombëtar?
2. Cilat janë burimet financiare të Etleva hakës për shkollimin e fëmijës në pekin dhe a ka lidhje me punët e ministrisë së jashtme?
3. Ç’lidhje kanë shërbimet diplomatike të Etleva Hakës me shkollën e diplomacisë dhe takimet në emër të kësaj shkolle, kur dihet që ajo është drejtore juridike?
4. Sa udhëtime dhe sa shpenzime e të çfarë “klasi” biletash, fjetje e ushqimi janë paguar si shpenzime për të nga llogaria e Ministrisë së Jashtme? A ka lidhje biznesi is aj si avokate me gjyqet që bënë Ministria e Jashtme?
5. Cilat janë lidhjet e saj me një bos të një banke të huaj në Tiarën dhe për çfarë “halli” janë përplasur mes tyre edhe me gjyqe? 
6. Ç’bëhet me raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit që flet për veprimtarinë e saj si drejtore tenderësh e shpenzimesh të tjera dhe a gjendet ky raport në arkivën e ministrisë, po të drejtorisë që ajo komandon?
7. Çfarë lidhjesh ka Etleva haka me disa pasaporta diplomatike të dhëna për individë që “nuk i ka qejf” shteti dhe drejtësia shqiptare?