Nën hetim 4 ish-drejtorë dhe 12 zyrtarë të shëndetësisë në Elbasan

470
Auditi i Kryeministrisë dhe KLSH kanë evidentuar dhe zbuluar një tjetër skandal me qeratë në institucionet e shtetit. Janë mbi 4200 metra katrore, ambiente, zyra, magazine dhe dhoma, që i përkasin territoreve dhe godinave të institucioneve shëndetsore në Elbasan, që janë dhënë apo edhe janë marrë me qera nga ish-zyrtarët dhe ish-drejtuesit në 8 vitet e shkuara. Burime të sigurta nga Prokuroria e Elbasanit thanë për gazetën “Telegraf” se “në qendra shëndetësore, ambulanca spitale e kudo tjetër, ku shtrihen institucionet e shëndetësisë për Qarkun, ka shkelje ligjore dhe proceduriale nga 4 ish-drejtorë dhe 12 zyrtarë, si juristë, drejtorë ekonomikë, e deri mjekë dhe shefa pavionesh, që figurojnë të implikuar në këto shkelje ligjore, janë dhënë me qera për 10 vjet 4200 metra katrore ambiente që mund të ishin fare mirë në funksion të shërbimeve mjeksore për qytetarin, kemi nisur hetimet dhe do të thirren si të pandehur personat që janë rekomenduar nga Auditi KM dhe KLSH”. 
Fakti është se, ambientet dhe territoret e institucioneve të shëndetësisë në Elbasan, janë cunguar, pasi një pjesë e mirë e tyre në fshehtësi është dhënë me kontrata qeraje, duke shkelur ligjin, duke u bërë favore miqve dhe klientëve të bizneseve të përbashkëta e duke dëmtuar funksionimin normal të shërbimit mjeksor. Në ambulanca dhe spitale, në qendra shëndetsore dhe godina të tjera, janë tjetërsuar funksionet e godinave, janë kthyer në vende të dhëna me qera, ku parkohen makina ditën dhe natën, dhe kjo ka ndodhur 8 vjet të shkuara dhe po ndodh çdo ditë edhe sot. KLSH dhe Auditi KM kanë zbuluar shkeljet pas inventarit të kryer në këto institucione dhe kanë rekomanduar masat administrative dhe penale për 4 ish-drejtues dhe 12 zyrtarë, që ende mbajnë poste kyçe, apo edhe shefa pavionesh të implikuar në biznese të tilla me qera qesharake të kontraktuara për 10 vjet. 
KLSH ka kërkuar prishjen e kontratave dhe rikthimin e terreneve dhe godinave që janë nën varësi të Ministrisë Shëndetsisë, institucioneve shëndetësore të Elbasanit. Prishja dhe mosfunksionimi shërbimit mjeksor në dhjetra fshatra të Qarkut të Elbasanit, ka sjellë rritjen e fluksit të pacientëve drejt Ambilancave dhe spitaleve të këtij qyteti. Por cungimi ambienteve dhe dhënia e tyre me qera, mbetet e pajustifikuar zyrtarisht nga ata drejtues, që kanë firmosur kontratat. Hetimet janë shtrirë në Elbasan, Librazhd, Grqamsh e Peqin, dhe pritet të nxjerrë para ligjit çdo zyrtar dhe drejtues që ka abuzuar me pronat e shtetit dhe ka përvetësuar para nga qeratë e paligjshme të tyre.
Sigal