Në zyrat e hipotekave po punohet edhe “natën”, drejtorët po mbyllin “pazaret” e bëra

612
Urdhri i kryeministrit Rama, dhënë drejtorëve të hipotekave në qarqe e rrethe, për të dorëzuar detyrën brenda 24 orëve, ka zbuluar realitetin korruptiv që ka sunduar prej shumë vitesh në këto zyra, të denoncuar përherë dhe fakte e emra konkret prej gazetës “Telegraf”, por edhe prej qytetarëve që kanë bërë mijëra denoncime në institucionet drejtësisë, në medie, në institucione e deri tek kryeministri, i cili deri më 25 qershor i quante “shpifje kazani”. Në fakt, hanë hipotekat ato që janë kthyer në “kazan korrupsioni” dhe drejtues, zyrtarë, regjistrues, topografë, sportelistë, hartografë, juristë e deri sekretare të ndarë në “çeta” hajdutësh, që sorollatin, lodhin, zhvatin me lloj shërbimesh të sajuara e fiktive dhe detyrojnë qytetarët, që për të kryer punë, të dorëzohen përballë skemës së tyre të ryshfeteve. Ka një tregues që provon këtë realitet. Këto ditë, në zyrat e hipotekave të qarqeve e të rretheve ka dyndje qytetarësh me dosje në duar, në pritje për të zgjidhur hall. Eshtë pamje që na kujton ditët e fundit të firmave piramidale, kur populli u dynd pranë sporteleve dhe drejtorët e filialeve, përpiqeshin të “mbyllnin” llogaritë e pazareve që kishin bërë me hallexhinjtë! Kështu edhe në zyrtar dhe sportelet e hipotekave, pas urdhrit që kryeministri u dha drejtorëve për dorëheqje. Drejtuesit dhe “çetat” e tyre, sekretarët, topografët, hartografët, juristët, ekspertët dhe sekserët kanë “ngulur” e po “punojnë” ditë e natë, gjë që nuk ka ndodhur më parë! Burime konfidenciale të nëpunësve të hipotekave, kanë konfirmuar për gazetën “Telegraf”, se dyndja e qytetarëve të shumtë dhe drejtorët e nëpunësit që janë ngujuar brenda zyrave e pas sporteleve dhe po mbyllin “dosje pronash” të zvarritura prej muajsh e vitesh, ka lidhje me pazaret që kanë bërë qytetarët për mbyllje dosjesh me pagesa ilegale! Por këtë e dëgjon lirshëm edhe nga qytetarët në mjediset e zyrave hipotekore, të cilët kanë detyruar drejtuesit dhe nëpunësit grabitqarë, që kundrejt ryshfeteve që u kanë marrë, t’u zgjidhin hall para se të dorëzojnë çelësat. E siç thuhet, më këtë motiv ka lidhje fakti, që shumë prej drejtorëve nuk po japin akoma dorëheqje, mbasi nëpër xhepat e tyre janë milionat e shumë dosjeve pronësore dhe duhet të “lajnë hesapet” me qytetarëve që kanë paguar. Madje edhe në ato zyra hipoteke ku drejtorët kanë dhënë dorëheqje, konstatohet se ata nuk kanë hequr dorë nga puna, përkundrazi po shpejtojnë të mbyllin pazaret private që kanë me qytetarët!
Sigal