Në Vlorë shpërndahen  fletushka me mesazhe antiqeveri

474
Sigal

Vlora dje në mëngjes është zgjuar me “traktet” antiqeveri. Janë disa fletushka ku bëhet thirrje që Vlora të ngrihet më këmbë kundër masave të marra nga qeveria, si aksioni për energjinë elektrike, apo ai prishjes së banesave të lagjes “Kushtrim”, që preken nga projekti i zgjerimit të transballkanikes. Revolta në këto fletushka të shpërndara vijon më tej me pyetje, si “Ku është dinjiteti vlonjat”, “Ngrihu!”  “Apo Ka ardhur koha!” Fletushkat janë shpërndarë në zonën e Skelës, në Port, dhe në rrugë të ndryshme të qytetit bregdetar. Thirrjet vijnë në një kohë kur Vlora është kthyer në një epiqendër për lajmet e kronikës si përmbytjet, arrestimi i kryebashkiakut Shpëtim Gjika, apo shembja e shtëpive në lagjen ‘Kushtrimi’. Ky veprim është marrë përsipër nga një organizatë e vëtquajtur “Vlora Përgjigjet”. Policia bën të ditur se rasti nuk është referuar për hetime në prokurori, pasi nuk përbën vepë penale.