Në tension, zv.kryeministri Braçe përplasje të ashpër me gazetarët (VIDEO)

790
Sigal

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka debatuar me gazetaren e ‘Fax News’ Ambrozia Meta, saqë është detyruar që të ndërpresë komunikimin me gazetarët në ambientet e jashtme të Kuvendit.

Pas insistimit të gazetares për të pyetur nëse është normale që eksponentë të lartë të PS-së të bëjnë presione për votat, Braçe ka reaguar ashpër.

Pyetja që e nervozoi Braçen ishte ajo se pse nuk po ndiqen të njëjta standarde për ish-ministrat dhe kandidatët e PS-së, siç u bë me Saimir Tahirin.

Pjesë nga debati:

Erion Braçe-Ambrozia Metës: Çlirohu nga emocionet, lërja emocionet… a mund ta mbaroj unë?!

Gazetarja Ambrozia Meta- Braçes: Nuk kam fare emocion, kam shqetësim për përgjimet që dalin, jam e shqetësuar për standardet. Pse nuk ndiqet i njëjti standard që ndoqët me Saimir Tahirin.

Braçe-Metës: Ti e TV tuaj e shpallet Tahirin kriminel, tashmë i dilni në mbrojtje…., deri dje ti personalisht dhe televizioni yt e keni shpallur Tahirin bandit, shyqyr që tashmë po e shpallni të pafajshëm

Meta-Braçes: A është normale ky terror ndaj punonjësve? O do votoni, o do ikni nga puna

Braçe-Metës: E di ti ç’është terrori? Terror është të vritet deputeti 1 muaj para zgjedhjeve, terror është të vendoset pistoleta te koka.

Meta-Braçes: Pse s’mbajnë përgjegjësi eksponentët e PS?

Braçe-Ambrozia Metës: Urdhrat bëji në TV tuaj, konsumoji me drejtorin në zyrë.

Meta-Braçes: Nuk janë urdhra, janë pyetje!