Në tender të gjitha shërbimet dhe terminalet në Portin e Durrësit

874
Sigal

PRIVATIZIMI/ Në ethe 400 punëtorët që do të mbeten pa punë. Kreu i ADP, Eduart Ndreu: Nisma është një vendim Qeverie

APD në strukturën e saj numëron rreth 650 punonjës, nga të cilët 400 janë përfshirë nga paniku i privatizimeve për, të cilët Autoriteti Portual thekson se do të respektohen kontratat e tyre edhe pas privatizimit, për të përfituar në bazë të Kodit të Punës, megjithëse askush nuk e ka vendin e sigurt. Ndër shërbimet e para që u privatizuan ishte transporti Detar, sektori i Ngarkim Shkarkimit dhe vijoji më pas me Shërbimin e Mirëmbajtjes së pajisjeve etj.. Portual i Durësit ka privatizuar së fundi shërbimin e mirëmbajtjes së pajisjeve, tender i cili u  fituar nga kompania Austriake “Kalmar”. 50% e punëtorëve dolën në reformë. Nga 102 punëtore që ishin të punësuar në këtë sektor kompania mbajti vetëm 40 prej tyre. Një vit më parë Kompania “KURUM” mori koncensionin e terminalit të Kontejnerëve në Durrës, por ende nuk e ka kryer privatizimin. Përveç administratës së Autoritetit Portual, e cila numëron rreth 130 punonjës dhe Forcës së Sigurisë Portuale, e cila numëron gjithashtu 130 punonjës të tjerë të gjitha shërbimet e tjera në Portin e Durrësit janë privatizuar ose janë drejt privatizimit.

ADP

APD në strukturën e saj numëron rreth 650 punonjës, nga të cilët 400 janë përfshirë nga paniku i privatizimeve. “Në procedure tenderuese janë Terminali i Mallrave Rifuxho në kalatën Lindore, Shërbimet në Terminalin e Pasagjerëve, Shërbimi i Mirëmbajtjes së Mjeteve, etj., bëjnë me dije burime zyrtare nga Autoriteti Portual i Durrësit. Është një vendim qeverie, i cili na kërkon që të privatizohet çdo shërbim, nga ana e Autoritetit Portual të Durrësit, ndërsa jashtë privatizimit mbetet vetëm Forca e Sigurisë Portuale dhe administrata, ku në total janë 260 të punësuar”, tha drejtori i Portit të Durrësit, Eduart Ndreu. Pikërisht privatizimet që kanë nisur vite më parë me shërbimin e transportit detar, me Ngarkim-Shkarkimin, mirëmbajtjen e vinçave bazën mekanike, etj., kanë bërë që shkurtimet nga puna të jenë drastike. “Tendenca është që brenda pranverës së ardhshme të gjitha shërbimet të jenë të privatizuara, sepse kompanitë private i menaxhojnë më mirë burimet dhe të ardhurat, por njëkohësisht edhe rrisin konkurrencën midis tyre”, pohojnë burime nga Autoriteti Portual i Durrësit. Privatizimet e kryera fillimisht ishin ishte transporti Detar, sektori i Ngarkim-Shkarkimit dhe vijoji më pas me Shërbimin e Mirëmbajtjes së pajisjeve, dhënia me koncension e terminalit të kontejnerëve etj.. Deri në fund të këtij viti është parashikuar nga APD që të gjithë këto procese të tenderohen për t’i kaluar privatit.

DËSHTON TENDERI

Shërbimi i Mirëmbajtjes së infrastrukturës është parashikuar që të privatizohet deri në fund të 2012, ndërkohë që privatizimi i terminalëve është në përfundim e sipër. Në procedurë tenderuese në Ministrinë e Transporteve është terminali i kontejnerëve në vijim është terminali i kalatës lindore dhe i çimentos. Porti po përgatit me konsulentë të huaj edhe privatizimin e dy terminalëve të tjerë për terminalin e trageteve dhe të mallrave të përgjithshme. Pra kjo ka qenë objekt i ligjit të miratuar që në vitin 2003 dhe thelbi i zhvillimit të portit është privatizimi i shërbimeve. Shërbimet e kryera nga privati janë më të lira, më të shpejta e më cilësore se nga operatorët shtetërorë.

AUTORITETI PORTUAL

Privatizimet e shërbimeve në Portin e Durrësit janë në proces e sipër, dy janë procedurat themelore që ndiqen, procedura e privatizimit në terminale që kryhet nëpërmjet ligjit të koncensioneve dhe që i nënshtrohet proceseve të drejtuara nga Ministria e Transporteve dhe Punëve Publike, ndërsa procedura e dytë që po ndiqet është privatizimi i infrastrukturës së portit. Deri tani Porti i Durrësit ka privatizuar Shërbimin e Mirëmbajtjes së makinerive dhe shërbimin për mirëmbajtjen e të gjithë elementeve elektronikë të saj, ndërkohë që në proces tenderimi janë dy mirëmbajtja e infrastrukturës elektronike dhe mirëmbajtja e infrastrukturës civile, pra e gjithë çështjeve ndërtimore.