Në Sarandë digjen dy banesa, kryetarja e bashkisë hesht

679
Sigal

Agron MEMA  

 

Janë ca gjëra që nuk duan koment, kur flitet
për punët e një drejtuesi pushteti vendor. Një rast i tillë, që flet vetë, ka
lidhje me qëndrimin e kryetares së Bashkisë Sarandë, zonjës Floriana Koka. Ja
fakti që tregon, se ajo nuk përfill askënd ose më qartë, vepron sipas një
shprehjeje popullore me zjarrin e rënë në fshat… Brenda 3 ditësh, dy banesa në
lagjen numër 3 të qytetit të Sarandës, janë përfshirë nga flakët, duke
shkrumbuar totalisht edhe si objekte, por fatmirësisht pa viktima në njerëz.
Opinioni qytetar dhe realiteti që po përjeton Saranda në këto ditë të një
rikonstruksioni të rrjetit ujësjellës me punime të tejzgjatura pa kufi, sa edhe
investitorët kontraktues çuditen me kohëzgjatjen, ka sjellë edhe pasoja
negative. Përtej një stresi, qytetarët sarandjotë thonë: “nëse do të vrasësh
veten bëj një udhëtim në Sarandë”! E ndërsa qyteti është kthyer në
gërmadhë  me punime që zgjatin pa fund, kryetarja del e promovon qytetin,
flet për mbështetjen ndaj qytetarëve, ndërkohë qyteti ka nisur të marrë flakë nga
zjarret në banesa për shkak të “punëve” të saj të mbrapshta, më saktë prej
pakujdesive të saj. Po ç’ka ndodhur? Aktualisht punimet kryhen në lagjen numër
3 të Sarandës dhe brenda 3 ditëve, janë djegur 2 banesa qytetare nga kontaktet
elektrike të shkaktuara nga makineritë që kryejnë punime pa lajmëruar qytetarët
se do kryhen punime!. Kryebashkiakja Koka nuk e çan kokën që qytetarët
përcëllohen në zjarret e shkaktuara prej shpërfilljes së saj, madje merr edhe
rrugën drejt Kosovës për të promovuar turizmin, ndërkohë që banesat shkrumbohen
nga zjarret dhe kryetarja “krihet”! Aktualisht qytetarët e “përcëlluar” nga
zjarri, por edhe të tjerë që kanë halle sociale e komunitare për të cilat e
votuan në qershorin 2015-s, shkojnë tek ndërtesa e bashkisë për të takuar
kryetaren, por ajo nuk preferon t’i takojë, duke i lënë përditë pas porte. Nuk
e dimë, nëse ua dëgjon zërat poshtë zyrës së saj, por banorët kanë zgjedhur një
mundësi tjetër për të çuar zërin tek Koka e bashkisë, duke i bërë kërkesë
publike për takim nëpërmjet gazetës “Telegraf”…