Në Rinas u grabitën 16. 1 milionë euro, ku 15.3 ishin të 7 personave “VIP”

514
Sigal

Skandali i rëndë, me tregues pasigurinë kombëtare në Aeroportin Kombëtar e Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nuk ishte thjeshtë një krim ordiner, nëpërmjet të cilit u grabitën afro 1 milionë euro, siç fshehin të vërtetën policia e shtetit, prokuroria, bankat e vjedhura dhe policia private që u la terren të lirë grabitësve për të vjedhur. Ky skandal ka një tregues tjetër më të rëndë. Sipas informacionit që i dha dje gazetës “Telegraf” një ekspert kontabël bankar në Tiranë, saktësohet shuma e vërtetë e milionave të grabitura brenda në Rinas, në datën 30 qershor 2016 e që prej shtetit dhe drejtësisë po kalohet sikur të jetë rast vjedhjeje xhepisti në autobusin urban të linjës Tiranë-Rinas! Sipas dëshmisë së ekspertit kontabël bankar, i cili i di mirë transaksionet brenda e jashtë vendit që bëhen edhe bankës që transportonte milionat e grabitura në Rinas, rezulton se nuk janë grabitur vetëm 900 mijë euro të bankës, por shumë më tepër. Në fugonin e grabitur të policisë private “Nazeri 2000” e cila “çuditërisht” vazhdon të transportoj thasë me miliona lekë e valutë pensionesh, depozitash, pagash e transfertash jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe nga Rinasi, Kakavija, Kapshtica e shumë pika të tjera kufitare për t’u çuar jashtë Shqipërisë, deklarohet se kanë qenë 16.1 milionë euro. Vlera e bankës ishte vetëm 912 milionë euro dhe ato do të dërgoheshin në bankën “mëmë” jashtë Shqipërisë. 

Se më çfarë letrash e se me çfarë leje institucionesh ligjore shtetërore e bankare dhe kontrolli të procedurave të lëvizjes e “eksportimit” të vlerave monetare, ishin nisur për në Rinas marrë milionat e bankës “R….” e për matanë kufirit, ky është një skandal tjetër, për të cilin “Telegraf” do të publikoj fakte abuzimesh me transaksionet dhe daljen e valutës shqiptare jashtë Shqipërisë, që bënë kjo bankë e banak të tjera “lavatriçe”. Sipas informacionit, në thasët e grabitur gjendeshin 16.1 milionë euro dhe vetëm 5.5% e kësaj vlere ishte “mall” i bankës, në emër të së cilës policia private “Nazeri 2000” çoi milionat “emigruese” të ekonomisë e të sistemit bankar shqiptar, deri tek dera e avionit në Rinas, por që hapi derën dhe “ftoi” grabitësit e “telekomanduar” nga Kulla e Rinasit dhe nga “kullat” e njerëzve me pushtet, që të merrnin thasët, si të ishin ata punonjësit e avionit! Çdo pyetje që po bëjmë publike, do të marr përgjigje në vijim. Sot po publikojmë faktin, që policia e shtetit dhe policia private nuk tregojnë vlerën e vërtetë të milionave që ishin në thasët e grabitur dhe nuk bëjnë transparente procedurat zyrtare, bankare e ato të sigurisë, me të cilat janë transportuar milionat. pse?
 Sepse në thasët e grabitur ishin milionat me emrat e vërtetë të individëve dhe subjekteve private që kishin mbushur fugonin e po i nxirrnin jashtë Shqipërisë me avionë! Sipas të dhënave që i janë bërë të ditura gazetës “Telegraf” dhe sipas investigimit që po bëjmë, thuhet dhe rezulton se 912 mijë eurot e bankës, ishin me letra transporti fiktive, të pa deklaruara as si vlerë e as nxjerrje jashtë Shqipërisë. Ndërsa mbi 15 milionët e tjerë, maskoheshin brenda thasëve e letrave të bankës, si gjoja “transaksione investimi jashtë Shqipërisë”, gjoja “në biznese shqiptare”, po që në fakt ishin miliona të “pista” me burim krimin e korrupsionin, të cilat janë nxjerr nga dyshekët e disa individëve “VIP” nga bota politike dhe fusha të tjerë! Sipas të dhënave, milionat ilegale të individëve që ishin futur në thesin e bankës për maskim e kalim të lirshëm jashtë Shqipërisë, do të depozitoheshin në disa banka të huaja, të cilat janë banka “mëma” të disa degëve bankare që ushtrojnë në Shqipëri. në rastin konkret, ky kalim kriminal, do të bëhej me “prokurë të posaçme përfaqësimi” prej të dy avokatëve shqiptarë oborrtarë të politikës, me inicialet M…., V…, të përfolur në qarqet hetimore shqiptare të antikrimit dhe në raportet konfidenciale të shërbimeve të huaja, si “duar” që e kryejnë prej mëse 15 vitesh këtë “shërbim” eksporti e depozitimi jashtë shtetit, të milionave të personave “VIP”-ve. në rastin konkret, ata përfaqësonin tranfertat e 7 individëve “VIP” nga politika, shteti, pushteti dhe fusha të tjera.

-vijon-