Në qershor mbyllet konkursi për tekstet e reja shkollore

608
Në qershor përfundon konkursi për tekstet e reja të shkollës të klasës së 1 dhe të klasës së 6. Ky konkurs ka nisur në muajin prill dhe librat e rinj duhet të jenë gati për vitin e ri shkollor. Abetarja, gjuhë shqipe, letërsia, edukata shoqërore janë tekstet që do të përgatiten nga shtëpitë tona botuese ndërsa ato shkencore do të përkthehen nga shtëpitë botuese më të njohura në botë.

Konkusi për tekstet e reja shkollore do të përfundoj në qershor. Në vitin e ri shkollor 2015-2016 nxësnit e klasave të para dhe të 6 do të kenë tekste të reja. Ministria e Arsimit u detyrua të hapë këtë konkurs në prill me qëllim heqjen nga duart e nxënësve tekstet më përmbajtje skandaloze. Këshilltari i Ministres së Arsimit Pëllumb Karameta tha se abetare, matematikë, dituri natyre do të jenë tekste të reja dhe ato shkencore si matematika, fizika do të përkthehen nga shtëpitë më të mira botuese si “Oxford University Press” apo çdo botuesi në këtë nivel

Dorëzimi i teksteve shkollore do të bëhet në fund të qershorit; Shpallja e fituesve do të bëhet më datë 30 qershor; Lidhja e kontratave MAS – Botues do të bëhen më datë 10 korrik, ndërsa shpërndarja dhe shitja e teksteve do të bëhet më datë 1-14 shtator në shkolla.
Sigal