Në qarkun e Lezhës, 56 pallate dhe 255 banesa të dëmtuara

503
Sigal

Në Bashkinë e Kurbinit, Mirditës dhe Lezhës, janë verifikuar banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Në Bashkinë e Kurbinit janë verifikuar 28 pallate të pabanueshme ose paraqesin rrezikshmëri të lartë për banim dhe 500 qytetar janë strehuar në 6 qendra me rreth 35 çadra. Në Bashkinë e Mirditës janë kryer verifikimet në 13 pallate dhe në Bashkinë e Lezhës janë verifikuar 13 pallate. 250 qytetarë janë strehuar në 4 qendra akomodimi dhe kërkohet dërgimi i specialistëve të ndërtimit për të përcaktuar shkallën e dëmeve në konstruktet e pallateve.

Situata e plotë

-Bashkia Kurbin

Janë verifikuar 28 pallate, që përbëhen nga 560 apartamente me rreth 2200 banorë, si dhe 75 banesa me rreth 300 banorë në njësitë administrative Kurbin. Banesat janë të pabanueshme ose paraqesin rrezikshmëri për banim.

Jane 6 qëndra akomodimi me rreth 35 çadra dhe janë akomoduar rreth 500 qytetar.

-Bashkia Mirditë

Janë verifikuar 13 pallate që përbëhen nga 250 apartamente me rreth 1000 banorë si dhe 50 banesa me rreth 200 banorë një njësitë administrative Mirditë.

-Bashkia Lezhë

Janë verifikuar 15 pallate me 300 apartamente, me rreth 1200 banorë si dhe 130 banesa me rreth 600 banorë në njësitë administrative Lezhë. Janë 4 qëndra akomodimi, ku janë sistemuar rreth 250 qytetar në qytetin Lezhës. Kërkojmë dërgimin e specialistëve në fushën e ndërtimit, me qëllim, përcaktimin e shkallës së dëmtimeve në konstruktet e pallateve, vlerësimin e tyre për banim.