Në pranga dy biznesmenët që mashtruan me shitjen e kromit, tjetri në kërkim

547
Sigal

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga dy biznesmenët e kromit, ndërsa ka shpallur në kërkim një të tretë për veprën penale të mashtrimit.

Specialistët e Seksionit Për Krimim Ekonomiko-Financiar vënë ndalimin e shtetasve Mehmet Dauti, 45 vjeç, banues në Kukës dhe Sokol Nasufi, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit R. D., 52 vjeç, banues në Kukës.

Të tre këta shtetas duke qenë administratorë dhe ortakë të disa subjekteve, dyshohet se me anë të mashtrimit kanë kryer shitje fiktive të kromit, duke falsifikuar dokumenta me

qëllim rimbursimi dhe përfitimi, pa paguar tatimin e TVSH-së, në vlerën 40.000.000 lekë.
Skema e mashtrimit financiar u zbulua nga Prokuroria e Tiranës dhe Drejtoria e Hetimit Tatimor. Skema e mashtrimit sipas Prokurorisë është në fushën e kromit.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.