Në një javë 57 ndërtime pa leje, arrestohen 10 autorë

454
57 rasteve të ndërtimeve pa leje janë evidentuar nga Policia e Shtetit gjatë një jave.
Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 57 autorë nga të cilët, 10 autorë janë arrestuar në flagrancë, 43 autorë ndiqen në gjendje të lirë dhe 4 autorë janë shpallur në kërkim.
Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, gjatë kesaj jave në të gjithë vendin janë evidentuar 5 raste me 5 autorë, te cilet ndiqen ne gjendje te lire.
Ndërsa në fushën e organizimit të lotarie të palejuara , Policia e Shtetit gjatë kesaj jave, ka evidentuar 8 raste me 8 autorë, nga këta 7 janë proceduar penalisht në gjendje të lirë , ndërsa 1 eshtë shpallur në kërkim.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 8 makineri të lojrave të fatit e aksesorë të tjerë që shërbejnë për këtë qëllim.
Edhe në javët në vazhdim , Strukturat e Policisë së Shtetit do vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimatrisë së pa ligjshme.
Sigal