Në një ditë vijnë të sëmurë 150 persona, por në spitalin e Vlorës nuk ka mjekë!

608
Në këto ditë me fluks pacientësh në spitalin rajonal të Vlorës ndjehet më shumë se kurrë mungesa e personelit mjekësor.
Sigal

Sipas drejuesve mungon imazheristi ndërsa në shërbimin e ekografisë në poliklinikën e Vlorës nuk ka mjek specialist. Tek ekografia specialisti që mbulonte këtë shërbimin spitalor dhe ambulator është larguar gjithashtu dhe prej ditësh mungon edhe mjeko hematolog. Edhe mjeku i bankës së gjakut është larguar dhe shërbimin e mbulon personeli i mesëm.

“Ne e kemi zgjidhur si shërbim duke bërë një patronazhim nga spitali i traumës që na mbulon me interpretimin e imazheve të transmetuara nga ne nëpërmjet sistemit online. përgjithësisht jemi të planifikuar dhe të zgjidhur”, tha drejtor i spitalit, Aleksandër Çami.

Në repartin e pediatrisë së Vlorës ku në ditë regjistrohen rreth 150 vizita, 30 prej shtrohen për trajtim të mëtejshëm.

“Na shqetëson më tepër se kanë filluar të shtohen numri i fëmijëve me komplikacione pas gripit stinor. Janë shumë fëmijë të shtruar me bronkopneumoni, ka patur dhe raste të rënda”, thotë Majlinda Gjata, pediatre.


Në lidhje me fruthin mjekja është shprehur se ka pasur një rast dhe ai mbahet i izoluar.