Në moshën 109-vjeçare ndërron jetë Baba Arshi Bazaj

581
Është ndarë nga jeta në moshën 109-vjeçare Baba Arshi Bazaj. Ai ka drejtuar deri më tani të vetmen Teqe bektashiane në Detroit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në përcjelljen e tij për në banesën e fundit do të marrë pjesë Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Edmond.
Lajmi i hidhur ka fluturuar në mbarë globin ditën e sotme me humbjen e Baba Arshi Bazaj i Teqesë së Detroitit në SH.B.A në moshën 109 vjeçare. Një humbje e madhe për këtë patriot, shërbestar i Perëndisë dhe Njeriut, jo vetëm për Besimtarët Bektashianë, por për mbarë njerzimin, paqen dhe fjalën e urtë, mirësisë dhe atdhedashurisë. Gazeta “TELEGRAF”, gazetë e cila ka portretizuar disa herë Baba Arshi Bazaj në Jetën e tij dhe aktivitetin mbi shekullor, në faqet e saj, sot i shpreh ngushëllimet familjes, të afërmve dhe mbarë botës së besimit bektashian për këtë humbje të madhe. 
Sigal