Në krye të administratës publike 1100 “shkencëtarë” të universiteteve kioska

119
Gazeta “Telegraf”, pasi një investigimi të kryer në disa prej institucioneve qendrore e lokale shtetërore, shërbimeve publike dhe pushtetit lokal si bashki, komuna, prefektura, qarqe e madje edhe në shërbimin diplomatik, ka konstatuar një skandal të rëndë, të bërë prezent prej gazetës sonë, por nga faktet e konstatuara rezulton se fenomeni ka marrë përmasa të mëdha, tepër alarmante e të turpshme për një shtet, shkatërruese e sunduese si “administratë klikë sunduese” e mbushur me individë që nuk kanë tregues aftësitë profesionale e zotëtë drejtuese të sektorëve, por kanë aftësi ëpr të kryer punët që u duhen atyre që drejtojnë institucionet e shtetit. Çfarë emërimesh janë bërë në administratën publike? E kemi fjalën për të diplomuarit e rekrutuar në administratën publike prej DAP, por edhe për emërimet e bëra nga drejtuesit ministra, ambasadorë, zv/ministra, drejtorë të lartë, shefa zyrash, deputetë, drejtues partie në qendër e në rrethe dhe nga “të fortët” që komandojnë pushtetin e politikën. afro 3 vite më parë kur “Rilindja” kërkoi dhe morri pushtet, u tha se rekrutimet në administratë, në çdo funksion dhe detyrë, madje deri tek zyrtari i nivelit të fundit, do të bëheshin me konkurs. Por konkursi u përdor vetëm si dekor, sa për të përligjur emërimet nepotike, klienteliste, familjare, shoqërore, krahinore, klanore dhe ato me pagesa në “zarf” që u shkonin në dorë shefave të pushtetit e të drejtorive!

 Skandali bëhet alarm, kur zbulon se në administratën publike dhe në pushtetin lokal të çdo niveli, madje edhe në shërbimin diplomatik, policor, ushtarak, janë emëruar si drejtues institucionesh e shërbimesh të çdo niveli 1100 “shkencëtarë” të diplomuar në universitetet kioska të mbyllur prej “Rilindjes”, duke i quajtur diplomat e lëshuara prej tyre copa kartoni të blera me dru zjarri, me kope delesh, makina, mobilje, miliona e… kostume! U tha se këto diploma “karton”, do të kalonin në filtër verifikimi për nga cilësia e të diplomuarve. por nuk u bë. Madje, me një urdhër të ministres së Arsimit, prej 1 viti ka nisur ekuivalentimi i këtyre “copave kartoni” të quajtura diploma, të lëshuar nga universitetet piramida, ose “universitetet kioska”, siç i ka cilësuar kryeministri aktual. Nuk është fjala për punonjësit fundor të shërbimeve bazë si mësuesit, infermierët, mjekët, elektricistët, sanitarët, rojet etj, por për doganierët, policët, për nëpunësit e shërbimit diplomatik, të tatimeve, të ushtrisë dhe për drejtuesit e sektorëve e të institucioneve të shtetit në çdo nivel të administratës, të cilët kanë në dorë zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, që kanë në dorë drejtimin profesinla të shërbimit dhe institucionit ku janë janë graduar si shefa! |Shekncëtarë” të tillë me diploma të universiteteve kisoka janë punësuar dhe emëruar shefa zyrash e sektorësh më Ministriën e Punës, të Arsimit, të Shëndetësisë, të Policisë, të Ushtrisë, të Diplomacisë etj. Rekord për këto emërime, punësime dhe gradime në detyra të larta drejtuese janë bashkitë, prefekturat, qarqet, shërbimet publike e deri si zyrtarë arsimi, kopshtesh e çerdhesh, shkollash etj. Në listëne zbuluar të këtyre 1100 “shekncëtarëve” me diploma universitetesh piramida, ka edhe drejtues të emëruar në poste të larta si zv/ministra, drejtorë drejtorie, drejtorë arsimi, sekretarë të përgjithshëm ministrie, kancelarë gjykatash, nëpunës prokurorie, drejtorë e shefa sektorësh shëndetësie, ujësjellësi, tatimesh, doganash, turizmi, prokurimesh, energjie, minierash, bujqësie, kulture e deri drejtues sektorësh të arkeologjisë! Gazeta “telegraf”, do të publikoj në vijim faktet konkrete me numër e me poste zyrtare, që këta “shkencëtarëve” të diplomuar me lekë e me klering në universitetet kioska, kanë zënë po me lekë e me klering e nepotizëm familjar vende pune dhe funksione drejtuese në çdo nivel të administratës shtetërore!
Vijon
Në datën 23 prill 2016, “Telegraf” publikoi raportin sekret të OSBE, për emërimet e analfabetëve, të penalizuarve e familjarëve në administratë
Në datën 23 prill 2016, “Telegraf” publikoi raportin sekret të OSBE, për emërimet e analfabetëve, të penalizuarve e familjarëve në administratën shtetërore të çdo niveli. Sipas raportit që OSBE, rezulton se 70% e atyre që “kapardisen” në administratën e lartë e të ulët publike, janë punësuar në kundërshtim të plotë me ligjin, me Kodin e Punës e madje edhe në kundërshtim flagrant e të qëllimshëm me Ligjin për Statusin e Nëpunësit Civil. Praktika e pranimit dhe rekrutimit të tyre në administratë e në shërbimet publike është bërë duke shkelur e shpërfillur plotësisht procedurat përkatëse, të detyrueshme për zbatim! Në këtë skandal abuzimi me emërimet dhe rekrutimet në administratë përfshihen edhe ata që fshihen pas gjoja termit “post përfaqësimi politik”, ku bëjnë pjesë ministrat, zv/ministrat, ambasadorët, drejtorët e lartë në qeverisjen qendrore dhe prefektët, madje edhe zv/kryetarët e bashkive, zv/prefektët etj, të cilët emërohen me lista familjare, politike e zarfa financiar. U trumbetua me të madhe se do të krijohej një administratë e “rilindur” deri tek sanitaret dhe dezhurnët e institucioneve.

 U bënë edhe ligje, VKM, u nxorën urdhra e udhëzime për pranime në administratën publike vetëm me konkurse. U bënë përbetime nga krerët e pushtetit, për pastrim të zyrave nga të paaftët, të korruptuarit, nga nepotizmi dhe të përjetshmit e zyrave! Pati një stuhi largimesh, por ato në 80% të rasteve rezultuan se ishin largime politike, të konfirmuara këto nga vendimet e Gjykatës Administrative, që i ka cilësuar si “shkelje të Kodit të Punës”! A u bënë konkurse? A u emëruan, u punësuan e u rekrutuan ata që plotësojnë kriteret, për të qenë pjesë e administratës? A u zbatuan procedurat në emërime, punësime e rekrutimet me konkurs? A ka punësime nepotike të bëra gjoja me konkurs? Raporti që do çohet në KiE, evidenton të dhëna tronditëse në lidhje me cilësinë, pastërtinë e madje edhe ne përbërjen nepotike të administratës, aq sa ka fakte që në 3-5 poste të larta drejtuese institucionesh e shërbimesh kryesore publike, janë emëruar si drejtues pjesëtarë të një familjeje e një krushqie si babai, nëna, djali, vajza, motra, vëllai, kuanti, bashkëshortët, kunetërit e e dhëndurët dhe kjo rrjet nepotike konstatohet edhe brenda një ministrie, ambasade, sektori transporti, rrugësh, dogane, policie, tatimesh, arsimi, shëndetësie etj. Raporti e konsideron skandal dhe e detyron si veprim të menjëhershëm që duhet bërë nga qeveria e shtetit shqiptar, që të pastrohet “profili” aktual i administratës shqiptare që ka si përbërje 70% të punësuar jashtë ligjit, 40% me “damkë” ligjore dhe 55% me lidhje familjare edhe brenda një certifikate të gjendjes civile!