Në Krujë lumi Ishëm del nga shtrati, reshjet e shiut i lanë vend dëborës në Kukës

785
Pas reshjeve të shiut me intensitet të lartë të mbrëmjes së të shtunën duke u gdhirë e dielë dhe gjatë paradites së djeshme, situata në disa zona vijon të mbetet problematike.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile po monitoron situatën dhe koordinon veprimet me të gjitha Institucionet dhe Strukturat Operacionale në terren.
Në qytetin e Krujës janë përmbytur qindra hektarë tokë si pasojë e daljes nga shtrati e Lumit Ishëm. Në Bubq si pasjë rreshjeve të dendura janë 4 banesa që rrezikojnë të përmbyten.
Probleme ka pasur edhe brenda qytetit të Krujës dhe të Fushë Krujës, dhjetra banesa dhe dyqane gjatë ditës së djeshme kanë qenë nën ujë për shkak të daljes nga shtrati të lumit Zezë.
Në Dibër vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 27 vjeçarit i cili humbi jetën paraditen e djeshme teksa po punonte. Situata më e rënduar është në zonën e Lurës ku dhe shirat kanë qenë më të rrëmbyeshëm.
Në Kukës reshjet e shiut i kanë lënë vendin dëborës në zonat malore. Shtabi i Emergjencave Civile po monitoron dhe po punon për menaxhimin e situatës. Ka probleme të rrëshiqtjeve të dherave në rrugët që lidhin Bushtricën, Shishtavecin si dhe në aksion nacional Kalimash- Kukës. Në Tropojë ka dëmtime në 16 banesa, dy në Zapod dhe dy biznese në Has.
Sigal