Në këto vende mund të bleni nënshtetësinë, çmime nga 100 mijë dollar në 10 mijë euro

634
Sigal

 

Programe ekonomikë po
lejojnë të huajt që të blejnë në mënyrë legjitime nënshtetësinë apo lejen e qëndrimit,
në këmbim për investime të konsiderueshme.

Sipas FMN, në një tabelë të quajtur “çmimi i nënshtetësisë”, fenomeni vendoset
në perspektivë globale dhe tregohet se përveç Europës dhe Karaibeve, këto
programe ekzistojnë edhe në Kanada, SHBA, Australi, Singapor dhe Zelandë të Re.

Opsioni më i lirë për të blerë nënshtetësinë është Dominika, për një investim
minimal prej 100 mijë dollarësh. 

Në Qipro, kjo vlerë arrin në 2.5 milionë dollarë. Pjesa tjetër në tabelë
fokusohet në programet e qëndrimit në botë, ku investimi minimal më i
madh për të fituar lejen e qëndrimit, është në Francë me 10 milionë euro.


Ndërkohë, sipas ligjit 108/2013 për të huajt në Republikën e Shqipërisë,
ndryshuar me Ligjin nr.74/2016, neni 65 pika 2, një i huaj mund të pajiset me
leje qëndrimi nëse ka kryer një investim në Republikën e Shqipërisë në një
shumë jo më pak se 2 milionë euro dhe dokumenton se ka krijuar mbi
100 vende pune për një periudhë së paku 1-vjeçare, shkruan Telegrafi.

Ofrimi i nënshtetësisë për shtetas të huaj mund të inkurajojë investime të
mëdha për një vend. Në St Christopher dhe Nevis, sasia e parave që qarkullon në
sektorin publik prej programeve të nënshtetësisë u rrit në rreth 25% të PBB-së
në 2013.

Vendet Europiane po përfitojnë gjithashtu; skema në Portugali përbënte për
rreth 13% të investimeve të huaja direkte në 2014-ën.