Në kërkim për plagosje me thikë, pranga 32-vjeçarit

597
Sigal

Një 32 vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen e një shtetasi në 2018 ka rënë në prangat e policisë së Vlorës.

I arrestuari është shtetasi F. J., banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur më 1 gusht 2018, në lagjen “Kushtrimi”, ku 32 vjeçari ka plagosur me thikë shtetasin B.J.