Në kërkim për plagosje, arrestohet i riu në Tiranë

571
Sigal

Një 30-vjeçar në kërkim është vënë në pranga policia në Tiranë.

“Forcat ‘Shqiponja’ në DVP Tiranë, me marrjen e njoftimit nga numri unik 112 për një të kërkuar, organizuan punën duke bërë të mundur në rrugën ‘George W. Bush’”, kapjen e shtetasit E. A., 30 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprat penale ‘Plagosja e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta’, njoftoi Policia.