Sigal

Ervis Martinaj një prej personave që mbeti të plagosur gjatë konfliktit të armatosur të së enjtes në zonën e Bllokut është një personazh i njohur i botës së krimit, i akuzuar për disa ngjarje dhe emri i tij figuron në disa dosje të policisë e prokurorisë.

Por edhe pse është i njohur, e vetmja foto e tij që qarkullon në media është ajo e shumë viteve më parë e pasaportës.

Por dje reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka publikuar një tjetër foto të Vis Martinajt teksa ka dhe një ‘mesazh ngushëllimi’ për gjendjen e tij, aktualisht i plagosur në spital. Ndonëse vetë Stresi nuk e identifikon, komentet e shumta e konfirmojnë.

“Ne jemi të fortë” shkruan Stresi në anglisht në Instagram. Sigurisht që mesazhet dhe komentet kanë qenë pozitive.

Stresi Insta

Në sherrin e ndodhur të enjten në darkë në Bllok, njëri nga truprojat e Martinaj Fabian Gaxha mbeti i vrarë dhe thuhet se i doli në mbrojtje pikërisht pronarit të tij, Vis Martinaj.

Vetë Martinaj dhe Eljon Hate ndodhen në spital të plagosur. Ndërsa Vis martinaj është jashtë rrezikut, Hate është ende në gjendje të rëndë. Për ngjarjen policia ka shpallur në kërkim tre persona, mes tyre i dashuri i Elvana Gjatës Ervin Mata dhe ushtarakun Meviol Bilo.