Sigal

Nga 4 janari autostrada Tiranë-Durrës do të mbyllet. ARRSH njoftoi se paralizimi i automjeteve në këtë aks do të bëhet për shkak të punimeve të dy tombinove në segmentin rrugor (autostrada) Tiranë–Qafë Kashar.

Lëvizja në autostradë nga mbikalimi Kamëz – Mbikalimi Qafë Kashar, Rinas do të mbyllet plotësisht për trafikun në të dyja drejtimet e lëvizjes. Ndërkohë trafiku do të devijohet për të gjitha mjetet në rrugën dytësore, të cilat do të funksionojnë me një drejtim lëvizje.

ARRSH rekomandon përdoruesit e rrugës që gjatë kësaj kohe të zgjedhin rrugë alternative për lëvizjet në drejtim të veriut (nga Kamza) dhe në drejtim të jugut (nga Ndroqi ose Elbasani). ARRSH dhe policia i kërkonë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë. Ky investim ka për qëllim përmirësimin e situatës së përmbytjeve në këtë rrugë.