Në Gjirokastër asgjësohen rreth një mijë rrënjë kanabis

553
Sigal

Policia e Gjirokastrës ka zhvilluar një aksion anti- drogë këtë të martë në zonën e Frashërit, duke asgjësuar një parcelë me rreth një mijë rrënjë bime kanabis.

Policia ka arrestuar deri më tani dy persona si dhe ka nisur kërkimet për të tjerë trafikantë të përshfirë në kultivimin e kësaj sasie të madhe droge.

Droga besohet se do të korrej e më pas dërgohej në vendet fqinje të Shqipërisë, me gjasa drejt shtetit italian.

Kujtojmë se ditën e djeshme në Itali u kap një sasi prej rreth 500 kilogramësh drogë, e ngarkuar në një varkë e “maskuar” si mjet për të peshkuar.