Në gjashtë vite, forca e punës kthehet në problem madhor për bizneset

540
Sigal

Prej vitit 2013 deri në vitin 2019, periudha ndërmjet dy anketave të mëdha për studimin e ndërmarrjeve në Shqipëri të realizuara nga Banka Botërore, vihet re se cilësia e forcës së punës është kthyer në një shqetësim madhor për bizneset.

Në vitin 2013 kur u krye anketa e parafundit cilësia arsimore e forcës së punës u rendit e fundit ndër 10 problematikat kryesore që ishin shqetësuese në aktivitetin e sipërmarrjeve në Shqipëri.

Në vitin 2019 cilësia arsimore e forcës së punës u rendit në vendin e tretë ndër dhjetë shqetësimet e klimës së biznesit në vendin tonë.

Teksa zhvillimet teknologjike pos sjellin risi nga dita në ditë, bizneset shqiptare që ende e kanë të bazuar aktivitetin tyre në krahun e lirë të punës po shohin vështirësi në integrimin e vlerave globale të ekonomisë së tregut. Teksa bizneset në Europë janë gjithnjë e më të orientuara nga teknologjia dhe inovacioni, Shqipëria shihet të jetë e fundit në këtë proces.

Produktiviteti i ulët në ekonomi po mban nën presion fitimet nga pagat të punonjësve. Nga ana tjetër kjo situatë frenon drejtimet arsimore për të ardhmen. Për pasojë vendet e punës me vlerë të shtuar janë të limituara.

Oferta për punë drejtohet aktualisht nga sektori fason dhe sektori shërbimeve që ofrojnë paga minimale. Kjo oferte nuk stimulon cilësinë arsimore. Për bizneset që duan të drejtojnë aktivitetin e tyre drejt inovacionit cilësia arsimore forcës së punës është një problem i madh.