Në fundjavë ndryshon moti

594
Ditët në vijim, sipas meteorologëve do të mbeten me alternime kthjellimesh e vranësirash, të cilat do të krijojnë herë pas here shira të dobët, kryesisht në jug të vendit.
Mirëpo, përgatituni për ndryshimet të motit.
Ditën e premte dhe në fundjavë, pritet stabilizim i kushteve të motit, por dhe rënie e ndjeshme e temperaturave duke bërë që temperatura më e ulët në rang territori, gjatë orëve të natës të zbresë në -8 gradë Celsius.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehta e graduale deri në fundjavë kur pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave në të dy vlerat ekstremale ditore.
Edhe zonat e ulëta dhe bregdetare pritet të shënojnë temperatura të ulëta gjatë natës dhe mëngjesit, deri në 2 gradë Celsius.
Sigal