Në fund të marsit në Shqipëri do të dalë në treg një monedhë e re!

1084

Duke filluar nga data 30 Mars, në qarkullim do të dalë monedha e re metalike 20 Lekë.

Sigal

Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Në një njoftim të postuar në faqen zytare të Bankës sqarohet se monedha e re do të vijë me emetim të vitit 2016-të dhe me ndryshime drejtëshkrimore.

“Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e monedhës metalike, i cili në monedhën e re do të jetë “2016”, si dhe drejtshkrimi i fjalëve “LEKË”, dhe “SHQIPËRISË”.”


“Monedha e re metalike, me vlerë nominale 20 Lekë, emetim i vitit 2016, ka të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me monedhën metalike me vlerë nominale 20 Lekë, emetim i vitit 2012. Duke filluar nga data 30 mars 2018, monedha metalike me vlerë nominale 20 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2016, do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme”, sqarohet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.

20 lekëshi aktual përveç emetimit të vitit 2012, fjalët “LEKE” dhe “SHQIPERISE” i ka me shkronja kapitale “E” dhe jo “Ë” siç do të jetë tashmë në 20 lekëshin e ri.