Në fshatrat e Vlorës nuk pastrohen plehrat prej dy muajsh

613
Në 11 fshatrat e njësisë administrative Qendër në Vlorë, prej më shumë se dy muajsh nuk pastrohen mbeturinat. Në fshatin Babice, banorët thonë se nuk i hapin dot dritaret dhe se kanë frikë nga sëmundjet.
Njësia administrative Qendër po pret hapjen e tenderit për firmën pastruese nga bashkia e Vlorës.
“Kemi dërguar një shkresë në bashkinë e Vlorës për prokurim public , por asgje nuk është bërë. Në po mundim të zgjidhim me mënyra alternative heqjen e mbetjeve , por mbetet shumë shqetësim për banorët dersi sa të zgjidhet një firmë pastrami për heqjen e këtyre mbetjeve”, tha Margarita Koco.
Me ndarjen e re territoriale problemet si këto përsëriten shpesh. Por deri në gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë, pirgjet anës rruges nacionale dhe nëpër fshatra do të vazhdojnë t’i shqetësojnë banorët.

Në fshatrat e Vlorës nuk pastrohen plehrat prej dy muajsh

Sigal