Në fshatin e Martin Shkrelit, personit “më të urryer” në SHBA

649
Reportazh/ Si e njohin banorët e fshatit malor në Shqipëri sipërmarrësin farmaceutik, i cili rriti çmimin e ilaçit jetëshpëtues 
Martin Shkreli është bërë subjekt i një reportazhi të Agjencisë së Lajmeve “Reuters”. Sipërmarrësi farmaceutik u bë i njohur në të gjithë botën për rritjen e çmimit të ilaçit kundër infeksionit për pacientët me HIV/AIDS. I njohur si “njeriu më i urryer në SHBA” nga shtypi amerikan, sipërmarrësi farmaceutik Martin Shkeli ka sjellë krenarinë dhe turpin edhe në fshatin ku lindi në Shqipëri nga i cili ka dhe mbiemrin, thotë “Reuters”. Ish-ekzekutivi 34-vjeçar i kompanisë së ilaçeve dikur pretendonte se ishte shqiptari më i suksesshëm në botë. Por banorët e fshatit malor Shkrel, janë të ndarë për sa i përket opinionit për Martinin, i cili rriti çmimin e ilaçit jetëshpëtues me 5000% dhe tani ndodhet në gjyq për mashtrim letrash me vlerë në Nju-Jork.

Për disa prej tyre Shkreli është një biznesmen i suksesshmëm, aq i rëndësishëm saqë ai merret me nivelet më të larta të qeverisë amerikane dhe gjyqësorit, dhe të tjerë thonë se vendimi i tij për të rritur çmimet e barnave ishte thjesht kapitalizëm në punë. Pensionisti Fran Shkreli është njëri prej tyre, që e sheh Shkrelin si njeri të rëndësishëm në Amerikë.

Shkreli acaroi pacientët dhe ligjvënësit amerikanë duke rritur çmimin e ilaçit kundër infeksionit të përdorur nga pacientët me HIV/AIDS në 750 dollarë nga 13.5 dollarë kur ishte shef ekzekutiv i Turing Pharmaceuticals. Ai aktualisht ndodhet në gjyq me akuza që nuk lidhen me rritjen e çmimeve, por për mashtrim të investitorëve gjatë menaxhimit të dy fondeve në periudhën 2009-2014. Avokati i Shkrelit, Benjamin Brafman, refuzoi të komentojë për këtë ngjarje.

“Reuters” shkruan se Shqipëria doli nga izolimi i rreptë komunist në fillim të viteve 1990, ndonëse është zhvilluar si komb i vogël ballkanik. Në shumë mënyra, Shkreli është një shembull për t’u ndjekur për më shumë se gjysmën e popullsisë 3 milion banorëshe të Shqipërisë, sondazhet në të cilën tregojnë se të shumtë janë ata që duan të shkojnë jashtë vendit për një jetë më të mirë, dhe aq më tepër ata që jetojnë në fshatin ku Shkreli lindi 125 km në veri të kryeqytetit Tiranë. Shtëpitë e tyre nuk qëndrojnë më në këmbë dhe i vetmi që ka ardhur sërish për t’i vizituar ka qenë xhaxhai. Martin Shkreli lindi dhe u rrit në Bruklin, ku kanë përfunduar edhe familjarë të tjerë të fisit Shkreli. Sot banorët e fshatit thonë se u duhet të luftojnë shumë për të jetuar dhe merren me livando, duhan dhe bagëti. Ata gjithashtu ankohen për infrastrukturën, duke thënë s,e zona po bëhet e zymtë, sepse u vodhën paratë për të ndërtuar një ujësjellës, duke e bërë vendin pothuajse të pabanueshëm dhe duke inkurajuar edhe më shumë njerëz të largohen.
Sigal