Në Fier shpërndahen 1200 dozat e para të vaksinës

716
Në qarkun e Fierit, sëmundja e gjedhit i ka përqëndruar ekspertët në Libofshë, Dërmënas, Levan dhe Cakran, zonat ku është më shumë zhvillim blegtoria. 1200 dozat e para të vaksinës janë shpërndarë, dhe procesi ka nisur, ndonëse deri më tani nuk është evidentuar asnjë vatër me sëmundjen e dermatozës nodulare, e cila nuk përbën rrezikshmëri për njeriun. 

Vaksinimi do i nështrohen dhe bagëtitë e imëta. Drejtorja e zyrës së veterinarisë dhe pyjeve në bashkinë Fier Luiza Strati pohoi se thertoret në Fier tashmë tregtojnë vetëm mishin e derrit, por këshillon konsumatorin që këtë periudhë i sigurtë është edhe mishi i shpendëve apo produktet e detit. Dermatoza nodulare përhapet përmes vektorëve nga kafsha te kafsha, të cilat sëmundja i çon drejt ngordhjes. veterinerët theksojnë se sëmundja e gjedhit, nuk përben asnjë lloj rreziku për jetën e njeriut.
Sigal