Në Durrës bie borë

568
Sigal

Temperaturat e ulëta si rrallë ndonjëherë kanë bërë
që durrsakët ti gëzohen reshjeve të borës pas 7 vitesh. Ndonëse në Veri e Jug
reshjet kanë shkaktuar probleme duke bllokuar rrugë e fshatra, durrsakët po i
gëzohen këtij fenomeni dhe shpresojnë që bora të ketë ngjitur deri nesër.

Bora ka pak që ka nisur, ndërsa të shumtë janë
qytetarët që po i gëzohen këtij fenomeni jo të natyrshëm për qytetin bregdetar,
nga ballkonet dhe dritaret e shtëpive të tyre.

Emergjencat Civile më herët paralajmëruan se
temperaturat do të shkojnë deri në -20 gradë, ndërsa reshjet e dëborës do të
zbresin deri në lartësinë 200 metra dhe mundet të prekin edhe zonën bregdetare.

Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi
deklaroi sot se aktualisht 1/3 e vendit është e zbardhur. Ai bëri me dije se
situata në vend po monitorohet, ndërsa nuk ka raste të rënda dhe se akset në
gjithë vendin janë të kalueshme me zinxhirë. Prençi paralajmëroi se, “në tre
ditët e ardhshme do të ketë ulje të temperaturave deri në – 20 gradë, ku edhe
Shqipëria e mesme do të ketë ngrica”.