Në Çermë e Tërbuf tërhiqet uji, vijon puna për riparimin e argjinaturës

501
Në Çermë të Lushnjes vijon puna për riparimin e çarjes së argjinaturës të lumit Shkumbin.
Mësohet se çarja po mbushet me inerte dhe me thasë me rërë
Uji është tërhequr dhe nuk ka më prani të tij në tokat e fshatit që u përmbytën. Nuk ka prani uji as në tokat e fshatit Tërbuf.
Sot pritet të nisë ndarja e ndihmave për familjet e prekura nga përmbytjet.
Lumi Shkumbin doli nga shtrati pasditen e 7 janarit pasi u ça argjinatura pranë fshatit Çermë.
Sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme dje rreth 120 shtëpi u përmbytën.
Sigal