Në burg për prostitucion, flet babai i “Zogut të Tiranës”: Kur u kap nga policia nuk ka qenë lakuriq por…

631
Sigal

Arrestimi i Hermes Nikaj apo i njohur për publikun si “Zogu i Tiranës” ka qenë një nga çështjet më të komentuara në mediat online dhe jo vetëm.

Fakti që Nikaj u arrestua nga policia për akuzat si “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit” e nxehën akoma më shumë debatin.

Menjëherë më pas në mediat online u publikuan përgjime ku Nikaj së bashku me vajza të showbizz-it fliste për prositucion. Sot në “Shqipëria live”, babai i tij Mariglen Nikaj foli ekskluzivisht në ekranin e “Top Channel” për këtë gjë.

“Djali im jo vetëm nuk është marrë me këto gjëra që thuhen në media, jo tutor e ku di unë, se po të ishte tutor ai do kishte lekë të madh, por atij 200 mijë lekë të vjetra iu gjetën në bankë”, tha i ati.

Hermesi i kapur në momentin e kapjes nga policia tregon i ati ka qenë në një hotel me një vajzë dhe djalë tjetër. “Djali mua më ka thënë, këto herë që unë kam qenë në burg ta takoj, se jo vetëm nuk ka qenë lakuriq, por kemi qenë në tavolinë me nga një pije energjike dhe janë gënjeshtra këto që thuhen”, tha ai më tej.

“Të nesërmen që është arrestuar e kam takuar dhe më ka thënë këto fjalë që po ju them. Para se të arrestohej erdhi në shtëpi, ndenji 2-3 orë deri pasdite dhe iku. Është një monstruozitet i madh. Unë si mashkull, nuk mund t’i marr me zor këtë vajzën apo djalin t’i çoj lart. Nuk flitet as për marrje lekësh e as për dhënie lekësh. E kam takuar atë djalin që ka qenë me ta në hotel”, tha i ati. /TCH/