Në barakat e komunitetit rom bie zjarr, ka vetëm dëme materiale

60
Barakat e komunitetit rom në zonën e Shkozës janë përfshirë sot nga flakët.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe ato Zjarrefikëse të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve dhe largimin e banorëve nga zona.
Policia thotë se nga zjarri nuk ka dëme në njerëz veç dëmtime të barakave ku ata jetonin.
Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm, apo aksidental. Blutë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.