Në arrest shtëpie, por lëvizte i lirshëm nëpër qytet

1013
Sigal

Kelmend Xhaferri, një 36-vjeçar i cili ishte në arrest shtëpie është vënë në prangat e policisë së këtij qyteti. Ai u arrestua në flagrancë, ndërsa me vete kishte një pistoletë me 15 fishekë.

Gjykata për Krimet e Rënda e kishte lënë Xhaferrin në arrest shtëpie, por duket se kjo nuk e ka penguar që të lëvizte lirshëm nëpër qytet.

Ai u arrestua në lagjen “5 Maji”  në rrugën “Lef Nosi” të Elbasanit. Sipas policisë, 36-vjeçari po lëvizte më një makinë “Porsh” me targa AA 040 UD dhe në momentin që është ndaluar nga shërbimet e policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet, por pa sukses.

“Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë me vendim Nr. 393 datë 22.09.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve sportive”, thuhet në njoftim.

Autoritetet policore sekuestruan pistoletën Bereta, me një krehër të vendosur në trup me 15 copë fishekë, si dhe automjetin “Porsh” të Xhaferrit