Në 7 ditët e fundit, 935 tenderë absurdë të “gatuar” nga shefat e pushtetit të “tepsisë vetëm”

526
Përparim HALILI
Buletinet Nr. 25-26 të periudhës 26 qershor-3 korrik 2017, tregojnë se këto prokurime janë zhvilluar pas zgjedhjeve parlamentare
Tenderët e shumtë, të sajuar e të publikuar si procedurë e zhvilluar apo të caktuar për zhvillim me afat për vetëm 72 orë, kanë si autoritete kontraktore institucionet qendrore dhe shërbimet publike të “Rilindjes”. Në “Buletinin e Prokurimit Publik” Nr. 25 e 26, të periudhës kohore 1 javore 26 qershor-3 korrik 2017, janë publikuar 935 tenderë si të zhvilluar me urgjencë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017, ose si procedurë për t’u zhvilluar me urgjencë, duke caktuar afate kohore 3-4 ditë! Nuk themi që të mos zhvillohen tenderë me fondet publike, por objektet absurde e të sajuara të blerjeve, investimeve e shërbimeve që kanë këto tenderë, si dhe praktika “emergjente” e përgatitjes së letrave, shpalljes dhe zhvillimit të tyre tani pas zgjedhjeve e pikërisht prej institucioneve që zyrtarisht drejtohen prej pushtetit të “Rilindjes”, tregon se çfarë ka nisur të bëhet me fondet publike në pushtetin e “tepsisë vetëm”. Janë tenderë me të cilët harxhohen miliarda lekë taksa publike, që dukshëm krijojnë bindjen e plotë se janë prokurime të sajuara enkas për të përfituar drejtuesit aktual të pushtetit vetëm, që për nga fluksi madh i tenderëve që po zhvillojnë, tregon se nuk do të ndalen e nuk do të kontrollohen në babëzinë e tyre, gjë të cilën e provon qartë fakti që etëm në 1 javë, kanë hedhur në veprim 935 tenderë absurd në miliona euro, të “gatuar” nga drejtuesit e pushtetit të “tepsisë vetëm”. Pa koment, sot po publikojmë disa prej këtyre tenderëve absurd, që duhen hetuar nga drejtësia, si pikënisje për një “Veting” ndaj veprimtarisë së drejtuesve aktualë të këtyre institucioneve e shërbimeve publike, 95% e të cilëve janë drejtues e përfaqësues partiakë qendror e rajonalë të degëve “rilindjes” (PS)..
Sigal