Sigal

Policia e Tiranës vazhdon të “inventarizojë” aksidentet në kryeqytet. Në 24 orët  fundit, janë regjistruar 6 aksidente, me pasojë 6 persona të plagosur.

Ndër 6 rastet e aksidenteve, mësohet se janë arrestuar 3 prej personave të konsideruar përgjegjës.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë – Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 18. 09. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. T., vjeç 30, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për shtetasin S. R., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Frederik Shopen”, shtetasi A. T., duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”, është përplasur me mjetin tip “Golf 5”, të drejtuar nga S. M., ku për pasojë është dëmtuar lehtë A. T., i cili pasi ka marr ndihmën mjekësore doli nga spitali. Nenet 291 dhe 290 të Kodit Penal.

Më datë 18. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. M., vjeç 49, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Elbasanit”, duke drejtuar mjetin tip “Toyota” është përplasur me motorin tip “Loncin” me drejtues H. B., vjeç 57, banues në Tiranë, ku për pasojë është dëmtuar H. B., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 18. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I. M., vjeç 24, banues në Tiranë, padi në rrugën “Gjergj Jubani”, duke drejtuar mjetin tip “Audi” është përplasur me motorin tip “Dayang” me drejtues A. M., vjeç 24, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 18. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S .S., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen Cady” ka aksidentuar këmbësorin, H. D., vjeç 77, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 18. 09. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasja E. Sh., vjeçe 34, banuese në Laknas, pasi rrugën “Tiranë – Fushë Krujë”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin Xh. H., vjeç 71, banues në Qerekë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 18. 09. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D. S., vjeç 26, banues në Tiranë dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G. S., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Llazi Miho”, D. S., duke drejtuar mjetin tip “BMË”, është përplasur me motorin tip “Kavasaki”, të drejtuar pa leje drejtimi nga shtetasi G. S., ku për pasojë ka mbetur i dëmtuar shtetasi G. S., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.