Sigal

Nuk mund “të shpëtonin” nga aksidentet, 24 orët e fundit në Tiranë.

Sipas burimeve të Policisë Vendore, janë regjistruar 4 aksidente, me pasojë plagosjen e pesë personave.

Pas ndihmës mjekësore, të plagosuri ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndër 4 aksidentet, është arrestuar një shofer përgjegjës, ndërsa në dy raste të tjera, drejtuesit e automjeteve janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk janë identifikuar.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 21. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen S. M., vjeçe 59, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin A. M., vjeç 25, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 21. 09. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. K., vjeç 30, banues në Tiranë, pasi në “Institutit Bujqësor”, duke drejtuar mjetin tip ”Benz” është përplasur me motorin tip “Gumeni” të drejtuar nga Xh. T., vjeç 54, banues në Tiranë, dhe pasagjere bashkëshorten, F. T., vjeçe 54, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 21. 09. 2018, në rrugën “Abdyl Elmazi”, një mjet ka aksidentuar shtetasen Dh. D., vjeçe 48, banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit në spital, është larguar në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 21. 09. 2018, shtetasja E. Ll., vjeçe 84, banuese në Tiranë, kallëzon në bulevardin “Bajram Curri”, duke kaluar rrugën  një automjet me ngjyrë blu, e ka goditur dhe është rrëzuar përtokë, mjeti pas përplasjes është larguar. Punohet për identifikimin e kapjen e automjetit dhe autorit. Nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.