Në 24 orë 5 zjarre në Berat – Vijon zjarri në Malin Partizan në Berat

863
Prefektja e Berati Valbona Zylyftari – të zbulohen dhe të vihen para ligjit zjarrvënsit e qellinshëm, Mblesh shtabin e Emergjencës 
Drejtori Policisë Vendore të Qarkut Berat Dilaver Shima – Zjarrvënësit pëpara ligjit
Sulo Gozhina 
Vijon që prej pasdites së djeshme zjarri i rënë në Malin Partizan në qytetin e Beratit. Zjarri i papritur,që sipas burimeve të para të punonjësve të Repartit Zjarrëfikës, mund të ketë qënë i qëllimshmëm, ka përfshirë kodrën e gjelbër të qytetit, që nga viti në vit si pasonë e zjarreve në këtë zonë po humbet sipërfaqe të tëra me pisha qindra-vjeçare. Flakët e zjarrit u shfaqën pasditen e djeshme,rreth orës 15:00 mbi kodrën e gjelbëruar përbri e mbi lagjen muzeale të “Goricës”. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Repartit të Zjarrfikëses së Beratit dhe Zjarrfikës nga qyteti i Lushnjes ka ardhur në ndimë si dhe forca të shumta të ushtrisë. Pamundësia e rrugëve për të depërtuar deri në afërsi të flakëve ka bërë që punonjësit zjarrëfikës dhe ushtarët të kryejnë fikjen e zjarrit nga distanca, por pa asnjë rezultat konkret pasi zjarri në këto moment është ndimuar dhe nga erërat e mbasdites që nuk mungojnë në këtë zonë mbi 300 ml. mbi nivelin e detit. Temperaturat e larta dhe era kanë bërë që flakët e zjarrit të vazhdojnë të përparojnë në të gjithë kodrën gjatë natës dhe ditës së sotme. Mbrëmjen e djeshme, në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe kryetari i bashkisë së Beratit,Petrit Sinaj dhe shtati i emergjencave civile. Kreu i bashkisë Sinaj,siguroi se gjithë punonjësit zjarrëfikës do ta mbajnë nën kontroll situatën dhe do vijojnë punën për të neutralizuar zjarrin në mënjyrë që të mos ketë rrezik për përhapjen e vatrave të tjera të mundëshme. Deri tani,si pasojë e zjarrit që ende nuk është fikur, është përfshirë nga flakët një sipërfaqe prej rreth 100 ha me pisha rreth 60-vjeçare dhe shkurre. Në zonën ku është përfshirë nga zjarri ka qënë e pranishme dhe Prefektja e qarkut të Beratit Valbona Zylyftari gjë e cila me ndërhyrjen e saj është bërë e mundur dhe prania e helikopterit në ndimë të fikjes së zjarrit. Për gjithë ditën e djeshme forcat e shumëta, zjarrfiksë, punonjës si dhe vullentar por edhe me ndimën e helikopterit është bërë e mundur fikja dhe vënia nën kontroll e zjarrit. Gjithsesi bilançi në këtë zjarr është shumë negative pasi flakët e këtij të fundit kanë përpirë mbi 100 ha me pisha që janë mbi 60 vjeçare. Ndërsa vlen të përmendet se në vendin ku ka rënë zjarri kanë qënë të pranishëm dhe dyshja drejtuese e Drejtorisë të Policisë Vendore të Qarkut të Beratit Drejtori Dilaver Shima dhe zvendësi tij Fatmir Hoxha. 
Po ditën e djeshme Prefektja Zylyfrati ka tërhequr vemendjen pushtetit vendor si dhe institucioneve dhe drejtorive përkatëse, pyjores etj, për problemin e kontrollit të teritorit me qellimin e vetëm të shmangjes të rënies së zjarreve, qofshin këto edhe të qellinshme. Nga nata tjetër Drejtori i Policisë Vendor të Qarkut Dilaver Shima ka urdhruar të gjithë efektivin përkatës që të nisin hetimet për zbulimin e autorve nëse zjarri ka qënë vënie e qellinshme dhe autorët të vihen përball ligjit. 
Vlen të përmendet se gjatë 24 orëve të fundit kanë rënë tre zjarre. Një në kurorët e gjelbërt të lagjes Kala, një në fshatin Veleshnje, një në Skrapar si dhe një tjetër zjarr në Ulishten 70 vjecare në vargkodrat e fshatit Poshnje e Sqepur që është e mbjell me ullinj, zjarr që mendohet se vihet si pasoj e grindje disa vjecare mes pronarve të rinjë me ligjin 7501 dhe të pronarve të vjetër. Gjithsesi të gjitha zjarret janë vënë nënkontroll.
Sigal