Ndryshon trendi, kjo është mosha që gratë zgjedhin të bëhen nëna

83
Mosha kur gratë shqiptare, zgjedhin që të bëhen nëna për herë të parë, ka ndryshuar. Ndërsa vite më parë vajzat bëheshin nëna sapo përfundonin gjimnazin, vitet e fundit lindja e parë e një fëmijë vjen pak pas përfundimit të universitetit.
“Eurostat” ka publikuar së fundmi statistikat mbi lindjet dhe normën e fertilitetit në Bashkimin Europian.
Sipas këtyre të dhënave, Shqipëria ka moshën më të re në Europë, 25 vjeçe e 8 muaj, atëherë kur gratë vendosin të bëhen nëna për herë të parë.
Ndërkohë në Europë mosha mesatare kur një grua vendos që të bëhet nënë për herë të parë është 29 vjeç. Pra, ne akoma jemi më ulët sesa kjo mesatare.
Kjo mund të konsiderohet diçka e mirë për shumë arsye që kanë të bëjnë me riprodhueshmërinë, lindje më të shëndetshme, më shumë mundësi për fëmijë… etj.
Por nga ana tjetër, gratë janë të detyruara që të shkëputen nga karriera e tyre e saponisur dhe të përkushtohen në jetën familjare, të rrisin fëmijët. Jo pak prej tyre shkëputen për një periudhë të gjatë që zgjat me vite dhe më pas e kanë të vështirë që të rikthehen në ritmet e dikurshme.