Ndryshon sërish moti, kthehen shirat. Si do të jenë temperaturat?

706
Pas ditëve me diell dhe temperaturave të larta për muajin prill, pritet rikthim i vranësirave. Për ditën e sotme, parashikohet mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mesdita ruan vlera termike konstante. Parashikohet të ketë reshje shiu të dobëta dhe lokale, fillimisht në pjesën bregdetare në mesditë, dhe më pas reshjet prekin të gjithë vendin po prapë të dobta dhe lokale.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det do të vijojë dallgëzim i ulët.
Temperaturat parashikohen 7-20 gradë në vendet malore, 10-22 gradë në vendet e ulëta, dhe 11-21 gradë në vendet bregdetare.
Sigal