Ndryshon deklarimi për lojërat e fatit – Më shumë kontroll mbi kazinotë me 5 yje dhe resort-kazinotë

724
Sigal

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka miratuar një format të ri të formularit të deklarimit dhe pagesës së tatimit mbi lojërat e fatit. Udhëzimi  është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka marrë fuqi ligjore. Konkretisht, krahasuar me udhëzimin e vjetër, Ministria e Financave ka vendosur të shtojë një faqe deklarimi ne formular,  seksioni “C” dhe seksioni C.1, i cili do të plotësohet vetëm nga tatimpaguesit dhe lojërat e fatit të përfshira në Sistemin Qendror të Monitorimit Online (SQMO). Në seksionin C janë shtuar tre kategori, bastet sportive për pikat sekondare të hapura; Kazinotë/Kazino me 5 yje dhe resort kazino ( pozicione në tryeza me më shumë se një pozicion, ruletë për çdo pozicion, tryeza të lojërave me letër dhe ose me zare; Makina elektronike në kazino me 5 yje) si dhe kategoria baste gara me pistë ku përfshihen (Baste gara në pistë, kuotë fikse për shoqërinë ; Pika shitjeje në baste gara në pistë (tatim, kuotë fikse për çdo pikë shitjeje;  Kompjuterë elektronikë ose pozicione të makinës elektronike në lojërat elektronike me fitim në çast në bastet sportive gara në pistë). Ndërsa në seksionin C1 kanë detyrim ta plotësojnë veprimtaritë me të ardhura më të larta, konkretisht, bingo televizive; baste sportive; lotari kombëtare; lojë elektronike në distancë, kazinotë elektronike me 15% mbi të ardhurat bruto;  si dhe shtohet kategoria e Kazinove/Kazino me 5 yje dhe resort kazino,  që për tryezat me më shumë se një pozicion ruletë, kanë 12% mbi vëllimin e qarkullimit.