Ndryshimi i vendbanimit, gjendjet civile të hapura në fundjavë

861
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë me dije se zyrat e Gjendjes Civile do të jenë të hapura edhe këtë fundjavë, në datat 22 e 23 korrik. Kjo bëhet me qëllim që t’u lehtësojnë shtetasve regjistrimin e vendbanimit pranë zyrave të gjendjes civile nën juridiksionin e së cilës ndodhet banesa. Për procedurën e regjistrimit ose të ndryshimit të vendbanimit, qytetarët duhet të jenë të pajisur me fotokopje të letërnjoftimit për çdo person madhor, anëtar të familjes, si dhe dokumentin e pronësisë së banesës, ose kontratë qera-marrjeje, huadhënieje, përdorimi, banimi, apo çdo dokument tjetër të ligjshëm të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, që i jep shtetasit të drejtën e përdorimit të banesës. Siç është njoftuar edhe më parë, afati i fundit për të kryer regjistrimin është data 28 korrik 2017, pas të cilit çdo regjistrim do të kryhet kundrejt gjobës. Ministria e Brendshme u bëri thirrje të gjithë shtetasve që nuk kanë të regjistruar adresën e banimit të kryejnë sa më shpejt këto procedura. Ndërkohë gjatë ditëve të fundit është vënë re një numër i shtuar qytetarësh dhe radhë të gjata në zyrat e gjendjes civile.
Sigal