Ndryshimi i ministrive, rrezikojnë 8 mijë studentë

120
Rreth 8 mijë studentë, të cilët kanë fituar të drejtën e ndjekjes së studimeve jashtë vendit, rrezikojnë të dorëzojnë në kohë dokumentacionin përkatës. Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, u shpreh dje se “gati 8000 studentë shqiptarë që kërkojnë të studiojnë jashtë vendit si dhe ata që kanë fituar një bursë, por dhe qytetarë të tjerë, rrezikojnë gjithçka vetëm për një vulë”. “Bëhet fjalë për vulën apostile që lëshonte ish-Ministria e Punës e Çështjeve Sociale. Pa këtë vulë bëhet e pamundur legalizimi i dokumenteve në Ministrinë e Jashtme (desh harrova…) dhe të Evropës. Thënë ndryshe shtetin tonë ‘vulëhumbur’, nuk i gjendet vula apostile”, shprehet deputeti. Sipas tij, me çorganizimin e organizuar të kabinetit të ri qeveritar, qytetarët nuk kanë derë ku të shkojnë për hallin e tyre. “Ndërkohë, asnjë nga Ministritë e mundshme nuk e merr përsipër një detyrim të tillë, mgjs na paskan biseduar për këtë disa orë rresht ‘me dyer të mbyllura’!!!??? Hajde e thuaj po deshe pastaj që këta po qeverisin pa qytetarët?!”, shprehet Boçi. Ministria e Mirëqenies Sociale e Rinisë, që pasoi Ministrinë e Punës e Çështjeve Sociale, nuk ekziston në strukturën e qeverisë së re.